16.1 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Identiteti kombëtar në veshjet tradicionale: Përparëset në ekspozitën e Prizrenit

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, do të organizojë një ekspozitë me titullin “Përparëset – Kanacat e krahinave etnografike shqiptare”.

Ekspozita organizohet për nder të 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Ajo do të mbahet më datën 16 shkurt 2024, në orën 14:00, në ambientet e Kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha tha se eksponatet e prezantuara janë nga sektori i etnografisë të Muzeut të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe janë kuruar nga bashkëpunëtorët profesional Delvina Bytyqi, Parim Kosova dhe Linda Perolli.

“Përparëset janë pjesë përbërëse e veshjeve tradicionale të grave nga krahinat e ndryshme, duke reflektuar vlerat kulturore, artistike dhe shpirtërore të identitetit kombëtar shqiptar”, tha ai.

“Përveç eksponateve etnografike, ekspozita gjithashtu përfshin punime artistike të kustosit Dashnor Uka, të cilat paraqesin kostume popullore shqiptare në stilin grafik dhe në mënyrë realiste”.

“Ekspozita do të mbetet e hapur gjatë gjithë muajit shkurt, duke ofruar një eksperiencë të pasur në ambientet e Kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizreni dhe OSBE forcojnë bashkëpunimin institucional

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur në takim ushtruesin e ri të detyrës së drejtorit të Qendrës Rajonale të OSBE-së në...

Xhiroja e fundit e Superligës: Beteja vendimtare për play-off dhe mbijetesë

Mesjava sjell fundin e sezonit të rregullt në Superliga e Kosovës në basketboll, ku gjithçka do të vendoset në xhiron e fundit: pozitat e...

Lajmet e Fundit