19.8 C
Prizren
E diel, 8 Shtator, 2024

LSHKSHA “Aleksandër Moisiu” në Austri shënon përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një aktivitet letrar-kulturore

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri „Aleksandër Moisiu“, Vjenë, në bashkëpunim me ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri dhe me rastin e 17 shkurtit, ditës së pavarësisë së Republikës së Kosovës, organizuan një pasdite letrare-kulturore, ku artdashësve dhe dashamirëve të librit iu ofrua një program i pasur dhe i larmishëm kulturor.

Në hapësirat e ambasadës së Kosovës në Vjenë, të premten e 16 shkurtit 2024, në praninë e një numri të madh bashkatdhetarësh, u mbajt një orë letrare dhe përurim librash. Ky program i ndarë në tri pika, ku në pjesën e parë u bë përurimi i veprave të disa autorëve, në pjesën e dytë disa autorë të pranishëm lexuan poezi të ndryshme nga opusi i tyre krijues dhe në pjesën e tretë, e ftuara e nderit,  Alketa Gashi-Fazliu, shkrimtare dhe gazetare në RTK (Radiotelevizionin e Kosovës), prezantoi trilogjinë e saj “Ato gdhendin dhimbjen”, një libër në të cilin përfshihen rrëfimet e 15 nënave, bijtë e të cilave ranë dëshmorë në luftën e fundit në Kosovë, mbushi pritshmërinë e të ftuarve, të cilët u kthyen në shtëpitë e tyre me mbresa të ngrohta dhe fytyra të buzëqeshura. Me praninë e saj e pasuroi këtë aktivitet Dr. Manjolla Zaçellari nga Universiteti i Durrësit, e cila prezantoi kumtesën e saj “Kadareja dhe proza e tij”, me theks të veçantë mbi vizionin dhe angazhimin e tij për pavarësinë e Kosovës.

Në emër të LSHKSHA “Aleksandër Moisiu” të pranishmit i përshëndeti shkrimtari Anton Marku, i cili në fjalën e tij e falënderoi ambasadën e Kosovës për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme karshi krijuesve shqiptarë në Austri dhe të pranishmëve ua uroi 17 Shkurtin, Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Kaltrina Ademi-Oruqi, këshilltare e ambasadës, i falënderoi të pranishmit duke iu uruar mirëseardhje dhe gjitha të mirat për festën. Ajo tha se gjithnjë është një kënaqësi bashkëpunimi me krijuesit. Nga ambasada e Shqipërisë në Austri përshëndeti Artan Canaj, zv. Ambasador. Ai tha se ndjehet tepër i gëzuar që një ëndërr siç ishte Kosova e lirë u bë realitet.

Pas përshëndetjeve u bë përurimi i vëllimit poetik “Pranverë e thyer”, i autores Kimete Krasniqi Prebreza dhe autori Gjergj Jozef Kola paraqiti një shkëputje nga romani i tij “Diaspora e shqipeve”.

Më pas me poezitë e tyre u paraqitën autorët Gabriela Mujaj, Violeta Allmuça, Angjelina Marku dhe Zaim Toska. Me tinguj të bukur në violonçel e shoqëroi këtë aktivitet znj. Marigona Komani. Për mbarëvajtjen dhe udhëheqjen e këtij organizimi kulturor u kujdes si gjithmonë me shumë shije drejtuese,Kaltrina Durmishi.

Më Shumë

Vajza dy vjeçare humb jetën pasi bie në kovën me ujë në fshatin Bllacë të Suharekës

Dhurata Bajraktari, dy vjeçarja nga Bllaca e Suharekës dyshohet se është mbytur pasditen e së shtunës në një kovë me ujë. Vdekjen e saj,...

Parashikimi i motit për sot

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës,  temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 -15 gradë...

Lajmet e Fundit