Filloi realizimi i projektit në ‘Shatërvan’ të Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka  inauguruar fillimin e punimeve  për projektin e rregullimit të sheshit “Shatërvan”.

“Me  këtë projekt, ‘Shatërvanit’ do t’ia rikthejmë sharmin e dikurshëm dhe do të ndikojë në vëmëndjen edhe më të madhe të turistëve”, tha Totaj.

Sipas tij, ky projekt  dëshmon përkushtimin tonë për qytetin, me një intensitet edhe më të lartë.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Çelë Lamaj, tha se kemi të bëjmë me një mega-projekt në zonën e parë historike të Prizrenit, ku do të bëhet rregullimi i tërësishëm i infrastrukturës nëntokësore me kabllo elektrike,  operatorëve kabllovik, ujësjellës, kanalizim dhe ridizajnim i plotë i ‘Shatërvanit’.

Lamaj tha se do të zhvillohen punime të kujdesshme që të mos iu pengohet lëvizja e lirë qytetarëve dhe vizitorëve, por edhe mos të dëmtohen bizneset.

Kostoja e këtij projekti ndër më të mëdhenjtë të qeverisë Totaj, kap vlerën e 3 milionë euro  dhe dinamika e punimeve pritet të realizohet brenda nja afati rreth 3 vjeçar.TV Prizreni

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Rahoveci shënon Ditën e Çlirimit, Latifi: Liria është amanet që duhet ruajtur

Të dielën e 14 qershorit, Komuna e Rahovecit ka shënuar Ditën e Çlirimit. Me këtë rast është organizuar edhe një seancë solemne në Kuvendin Komunal. Në...

Sot varroset i riu Albian Osmanaj

Sot do të bëhet varrimi i 27-vjeçarit Albian Osmanaj, i cili humbi jetën në ngjarjen e rëndë që tronditi fshatin Kobaj. https://prizrenpress.com/421746-2h/ Sipas njoftimit të familjes,...

Lajmet e Fundit