19.8 C
Prizren
E diel, 8 Shtator, 2024

“Nja mal me para” – Shuma që kanë fituar Joshua dhe Ngannou pas përballjes spektakolare në Arabinë Saudite

Anthony Joshua dhe Francis Ngannou fituan çmime mbresëlënëse për meçin e tyre në Arabinë Saudite mbrëmë vonë, në të cilën boksieri britanik shënoi një fitore të madhe me nokaut.

Joshua e zgjeroi serinë e tij të pamposhtur në katër ndeshje duke eliminuar Ngannou në raundin e dytë.

 

Boksieri britanik arkëtoi më shumë se 35 milionë euro, edhe pse shifra ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Nga ana tjetër, Ngannou fitoi rreth 20 milionë euro, sa dyfishi i fitimeve që kishte në luftën kundër Tyson Fury.

Kështu, Joshua fitoi të njëjtën shumë parash për këtë përballje si në tre përballjet e fundit kundër Jermaine Franklin, Robert Helenius dhe Otto Wallin, gjë që tregon mjaftueshëm se sa u ndoq financiarisht spektakli luftarak në Arabinë Saudite.

Sa i përket vetë ndeshjes, Joshua tregoi dominim që në fillim të raundit të parë dhe përfundoi kundërshtarin e tij me një goditje fantastike “overhand” në fund të raundit të dytë.

Ishte lufta e tij e dytë në boks në karrierë dhe i humbi të dyja. Kujtojmë, ai më parë ka luftuar në boks me Tyson Fury, dhe është mundur me vendim të diskutueshëm të arbitrit. Në atë ndeshje, ai la përshtypje shumë më të mira se mbrëmë në Arabinë Saudite. /Telegrafi/ 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

 

Më Shumë

Zatriqi ishte fshati që i dha strehë, bukë dhe shpirt luftës së UÇK-së

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka përkujtuar 26-vjetorin e betejës për Zatriqin dhe rënien heroike të tre dëshmorëve nga ky fshat, së...

Përurohet objekti për qëndrimin ditor të pensionistëve në Mushtisht të Suharekës

Sot është përuruar zyrtarisht qendra për qëndrimin ditor të pensionistëve në fshatin Mushtisht të Suharekës. Ky investim i rëndësishëm është mundësuar edhe  falë bujarisë së...

Lajmet e Fundit