Antidroga me aksion në Prizren dhe Gjakovë, ka të arrestuar

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, e asistuar nga Policia e Kosovës ka realizuar operacion policor në disa lokacione në Prizren dhe në Gjakovë.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili theksoi se operacioni ka rezultuar me arrestim të personave të dyshuar dhe me konfiskim të narkotikëve.

“Mund të konfirmojmë se, bazuar në urdhëresën e organeve të drejtësisë, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, e asistuar nga njësitet relevante policore kanë realizuar operacion policor në disa lokacione në Prizren dhe Gjakovë”, ka thënë Kelani.

“Operacioni policor ka rezultuar me arrestim të personave të dyshuar, me konfiskim të narkotikëve dhe gjësendeve tjera, për të cilat do të njoftoheni pas përfundimit dhe kompletimit të rastit”.

Më Shumë

Gjendet e mitura e raportuar e zhdukur në Prizren

Një vajzë e mitur që ishte raportuar e zhdukur në Prizren është lokalizuar nga Policia pas ndërhyrjes së shpejtë të hetuesve. Burime të afërta me...

Rriten shtesat për lehonat, nga ky muaj secila nënë lehonë do të përfitojë 500 euro në muaj

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vendosur që një vendim, i cili ishte paraparë të hynte në fuqi në muajin korrik, të zbatohet më...

Lajmet e Fundit