12 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026

Ylli fiton duelin e parë çerekfinal ndaj Bashkimit

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore në ndeshjen e parë çerekfinale të “Play-off”-it ndaj Bashkimit me rezultat 87:69 (18:18, 23:14, 18:22, 28:15).

Pas një fillimi ku u shënuan pak pikë, skuadrat filluan të jenë efikase në sulm, megjithatë, çereku i parë përfundon 18:18. Vendasit ishin më shumë produktivë në periudhën e dytë, duke qenë më të mirë se mysafirët, derisa shkuan në pushim me rezultat 41:32.

Por, prizrenasit nuk u dorëzuan dhe filluan të shkrijnë epërsinë, që shkoi deri në tri pikë, derisa shifrat pas 30 minutash ishin 59:54. Në dhjetë minutat e fundit, Ylli u tregua më i vëmendshëm, për tu shkëputur dhe për të triumfuar 87:69.

Te vendasit u dalluan Alonzo Verge Jr me 26 pikë, shtatë kërcime e 12 asistime dhe Nate Grimes me 13 pikë e 14 kërcime, kurse te prizrenasit më i miri ishte Lejson Zeqiri me 19 pikë e tri kërcime.

Në gjysmëfinale kualifikohet skuadra që shënon dy fitore, ku i pret Peja, që ka përparësinë e fushës në gjysmëfinale.

Më Shumë

Këndi Amerikan në Prizren shënon 20-vjetorin e themelimit

Këndi Amerikan në Prizren ka shënuar sot 20-vjetorin e themelimit, në një ceremoni solemne me pjesëmarrjen e përfaqësuesve institucionalë dhe diplomatikë. Në aktivitet morën pjesë...

Drenoci në përgatitje për 26 Prillin, ditën e daljes publike të UÇK-së

Në Drenoc të Rahovecit po vazhdojnë përgatitjet dhe mirëmbajtja e hapësirave publike në kuadër të shënimit të 26 Prillit – ditës së daljes publike...

Kohë lufte

Lajmet e Fundit