Shtyhet rikthimi në ring për Tyson, legjenda e boksit me probleme shëndetësore

Shtyhet rikthimi i shumëpritur në ring i Mike Tyson. Ish-kampioni i botës në peshat e rënda, do të duhej të sfidonte në 20 korrik youtuberin Jake Paul, por ndeshja e programuar për t’u zhvilluar në Arlington të Teksasit, është pezulluar për shkak të problemeve të Tyson, shkruan “Gazeta Express”.

Iron Mike, një ndër boksierët më të mirë të të gjitha kohërave, tashmë 57-vjeç, është ndier keq fundjavën e kaluar gjatë një fluturimi nga Miami në Los Angeles, dhe menjëherë pas zbarkimit në aeroport i është dhënë ndihma e parë dhe më pas i është nënshtruar edhe ekzaminimeve mjekësore.

Sipas stafit të tij bëhet fjalë për problemet me ulcerën që prej kohësh shqetësojnë ish-kampionin. “Gjatë konsultës së të enjtes me mjekët që janë marrë me problemet e tij të fundit me ulcerën, rekomandimi i tyre ishte që Mike Tyson të bëjë vetëm stërvitje minimale ose shumë të lehtë në javët e ardhshme, dhe më pas të provojë të stërvitet sërish pa kufizime”, – deklaruan organizatorët e takimit.

Tani për tani nuk është caktuar një datë tjetër për duelin e ekzibicionit, por gjithsesi mediat amerikane bëjnë të ditur se më shumë mundësi do të zhvillohet në fund të vitit. /GazetaExpress/

Më Shumë

Malisheva zyrtarizon sulmuesin azer Vusal Isgandarli

Malisheva ka prezantuar përforcimin më të ri në repartin ofensiv, sulmuesin azer Vusal Isgandarli, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit në sezonin...

EC Ma Ndryshe: Qendra Historike e Prizrenit kërkon mbikëqyrje më të fuqishme institucionale

EC Ma Ndryshe, në kuadër të monitorimit të çështjeve që lidhen me planifikimin urban, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe interesin publik, ka pranuar shqetësime...

Lajmet e Fundit