25.8 C
Prizren
E shtunë, 28 Shtator, 2024

Prizren/ Kurti mori pjesë në shënimin e ditëlindjes së 81-të të profesorit dhe mendimtarit politik, Ukshin Hoti

Me rastin e shënimit të ditëlindjes së 81-të të profesorit dhe mendimtarit politik, Ukshin Hoti, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori sot pjesë në ngjarjen e organizuar në nderim dhe kujtim të jetës dhe veprës së profesorit të shquar Ukshin Hoti, që u mbajt në hapësirat e Universitetit të Prizrenit që mban emrin e tij. Aty ai u mirëprit nga rektori i Universiteti të Prizrenit “Ukshin Hoti”, Mentor Alishani, si dhe familjarët e profesorit, Ukshin Hoti.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Në këtë datë të veçantë, të mendimtarit, politikanit, diplomatit, veprimtarit, pedagogut, e mbi të gjitha të intelektualit disident Ukshin Hoti, kryeministri Kurti, teksa lartësoi figurën e shquar të profesorit Hoti, u shpreh se ishte pikërisht ai që donte të kontribuonte te organi i mendimit shoqëror shqiptar duke e bërë politologjinë të fliste shqip.

Ndër të tjera, kryeministri foli edhe për shtegun e mendimit për liri, pasi që siç e tha ai para se të kishim Shteg të Lirisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishim shteg të mendimit për liri.

Teksa ndodhej në mesin e një numri të madh të pjesëmarrësve, kryeministri Kurti në fjalën e tij për Ukshin Hotin, tha se ai kishte arritur që formimin e tij intelektual dhe profesional t’i arrinte në moshë shumë të re, duke shtuar se përkundër angazhimeve zyrtare, ai asnjëherë nuk reshti së qenuri studiues.

“Pikërisht si kryediplomat i Kosovës shkruan edhe librin e parë të tij mbi marrëdhëniet ndërkombëtare të titulluar “Lufta e Ftohtë dhe Detanti” në vitin 1976”, veçoi kryeministri. Ai e jetonte atë që e studionte dhe e studionte atë që e jetonte”, tha më tej kryeministri Kurti.

“Për Ukshin Hotin, detyra e intelektualit nuk ishte t’i fliste të vërtetën pushtetit—siç thotë një definicion i famshëm i rolit të intelektualit në shoqëri… Përkundrazi, detyra e intelektualit është që t’ia thotë të vërtetën popullit duke ekspozuar publikisht gënjeshtrat e pushtetit. Duke bërë kështu, intelektuali i ndihmon popullit të vetëmbrohet intelektualisht nga propaganda e qendrave të ndryshme të pushtetit. Ky është misioni i vërtetë i intelektualit. Prandaj, Ukshin Hoti jep dorëheqje atëbotë nga pozita e sekretarit për marrëdhënie me botën jashtme. Ai e kupton shumë shpejt se t’i flisje të vërtetën pushtetit nuk ishte tjetër veçse një rënie në vetëkënaqësi. Duhej folur popullit”, u shpreh kryeministri para të pranishmëve.

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Në ditëlindjen e 81-të të profesorit Hoti, kryeministri ftoi që të rikthemi te vepra e tij por edhe te shembulli që na ofron jeta e Ukshin Hotit.

“Le ta bëjmë këtë gjithnjë në frymën kritike që e mishëronte më së miri vetë ai. Kritika shoqërore e informuar nga një respekt i paepur për të vërtetën na duhet sot po aq sa edhe në kohën kur jetonte e vepronte Hoti. Sot kemi dy organe të mendimit shoqëror shqiptar, Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës. Le të punojmë fort e bashkë që këto dy organe të bashkërendohen me njëri-tjetrin në interes të vullnetit, të drejtave e nevojave të kombit shqiptar”, tha në fund të fjalës së tij kryeministri Kurti.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Në shënim të kësaj date të rëndësishme së bashku me kryeministrin Kurti ishin edhe zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi, zëvendësministri Elshani, deputetë të Kuvendit të Kosovës, kryetarët e komunës së Suharekës dhe asaj të Rahovecit, Bali Muharremaj dhe Smajl Latifi, si dhe profesorë, studentë, invalidë e veteranë të shumtë, të cilët ndodheshin aty për të nderuar figurën e Ukshin Hotit.

Në oborrin e Universitetit të Prizrenit u shfaq gjithashtu ekspozita “Bëje ose Vdis” me fotografi nga jeta dhe vepra e Ukshin Hotit, letra të tij nga burgu, dorëshkrime të ndryshme dhe artikujt të shtypit.

fotografia e kryeministri

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Raporti i Institutit GAP: Gati 50% e premtimeve të kryetarit të Prizrenit janë përmbushur

Sot, Instituti GAP, në bashkëpunim me Helvetas dhe Projektin për Decentralizimin dhe Përkrahje Komunave (DEMOS), ka publikuar një raport të ri që analizon përmbushjen...

Vdes rrugës për në spital, policia nis hetimet për rastin e 65 vjeçares nga Rahoveci

Një ngjarje e rëndë ka ndodh në një familje nga Rahoveci, pasi familjarja e tyre ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin e Gjakovës. Gazeta...

Lajmet e Fundit