10.6 C
Prizren
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

Moti përvëlues, temperatura deri në 35 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se për sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të nivelit të mesëm të Troposferës, të cilat vende -vende mund të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-35gradë Celsius.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1-4m/s.

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot zyrtarisht hyjmë në stinën e verës astronomike.

Kjo do të thotë se temperaturat maksimale do të arrijnë kulmin 35 deri 36 gradë celsius. Sipas njoftimit të këtij Instituti, këto temperatura mund të jenë të rrezikshme për një pjesë të madhe të popullatës, sidomos për fëmijë dhe të moshuarit.

Prandaj, për shkak të temperaturave ekstreme të larta, Instituti propozon që në shumë institucione, sidomos në shkolla ku dihet se nuk kanë kondicionerë dhe jo mjaftueshëm ujë për pije, orët e mësimit të shkurtohen nga 45 minuta sa janë tani, në 30 minuta.

Më Shumë

Përvjetori i Fishtës i harruar në Shkodër

Nail Draga Përkujtimi i personaliteteve të ndryshme me rastin e përvjetorëve të tyre është obligim jo vetëm moral e profesional por edhe kombëtar nga ana...

Totaj merr pjesë në “Morning Prayer Breakfast” në Washington DC

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë pjesë në ceremoninë tradicionale “Morning Prayer Breakfast”, e cila është mbajtur në Washington DC, duke...

Lajmet e Fundit