14.5 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Eurolind Avdimetaj transferimi i ri i Suharekës

Suhareka ka vazhduar me përforcime për sezonin e ri, ku do të luajnë për herë të parë në Superligë.

Eurolind Avdimetaj është transferimi më i ri i klubit, derisa portieri i talentuar do të jetë një përforcim i madh për portën.

Njoftimi i plotë nga FC Suhareka:

Eurolind Avdimetaj bashkohet me klubin tonë

Ju njoftojmë që kemi nënshkruar kontratë 2-vjeçare me portierin e talentur Eurolind Avdimetaj nga Deçani i cili bëhet pjesë e jona duke i besuar projektit tonë.

Avdimetaj një talent me një të ardhme të pasur ku tashmë si profesionist me paraqitjet e tij mbresëlënëse i bashkohet klubit tonë, edicionin e kaluar ishte pjesë e KF Istogu kurse karrierën e filloi te FC Olti duke vazhduar te KF Besa si dhe grumbullimet e tij çdoherë me përfaqësueset zinxhirë të Kosovës deri tek U20.

Përveç objektivave tona si klub njëri ndër misionet është edhe ndërtimi i një boshti të futbollistëve të talentuar të rinjë si Eurolindi ku presim shumë që në një të ardhme të afërt të ngrisim nivelin profesional në të gjithë strukturën e klubit. 

Më Shumë

Dy gjyqtarë të rinj nisin detyrën në Gjykatën Themelore në Prizren

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ka pritur në takim gjyqtarët e sapo dekretuar, Leudita Skoro dhe Leonit Çoçaj. Gjyqtarët, të cilët do...

Nis sot rikonstruktimi i rrugës Kijevë–Malishevë

Në orën 08:30, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit organizon ceremoninë e nisjes së punimeve për rikonstruktimin e rrugës rajonale R119, segmenti Kijevë–Malishevë. Në këtë ngjarje...

Lajmet e Fundit