34.8 C
Prizren
E shtunë, 13 Korrik, 2024

Zyrapi thotë se u kërcënua pas luftës për shkak se ishte ish-oficer në Armatën jugosllave

Dëshmitari në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Bislim Zyrapi, deklaroi se gjatë kohës së pasluftës kishte marrë kërcënime, por që nuk e dinte se kush i bënte ato. Madje, ai për Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS) kishte thënë se mendonte që ato kishin të bënin me faktin se kishte qenë ish-oficer në Armatën Jugosllave.

Fillimisht, këtë deklaratë të dhënë për ZPS-në, e paraqiti në sallën e gjyqit gjatë kundërpyetjeve të tij, avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq.

“Ju keni thënë që keni marrë kërcënime pas luftës dhe keni thënë se nuk e dini se kush ua bënte këto kërcënime, por mendoni se ka të bëjë me faktin se jeni ish-oficer i Armatës së Jugosllavisë”, tha Mishetiq, për çka dëshmitari Zyrapi u përgjigj duke thënë “E saktë është, po”.

Zyrapi gjithashtu pohoi se i ka thënë ZPS-së se këto shqetësime sa i takon sigurisë së tij nuk ia kishte treguar Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) në atë kohë.

Dëshmitari tha se ZPS-së i kishte thënë se këto shqetësime për sigurinë e tij nuk i kishte përmendur me ish-kolegët e Shtabit të Përgjithshëm, të cilët kishin qenë edhe pjesë e Qeverisë së Përkohshme.

Gjithashtu, ai tha se qëndron fakti se këto shqetësime nuk i ka përmendur fare pavarësisht faktit se e dinte që ai nuk ishte vetë kolaboracionist dhe se kishte dhënë një kontribut të konsiderueshëm gjatë kohës së luftës në UÇK.

Më pas, Mishetiq lexoi një pyetje dhe përgjigje në mes ZPS-së dhe dëshmitarit lidhur me këtë çështje.

“Pyetja është kjo: E po, atëherë t’ju pyes së çfarë bënte Qeveria e Përkohshme, e di se janë bartë sa u takon posteve, por këta ishin njerëz të cilët ju keni punuar nga afër dhe kishin pushtet. Ku ishin këta njerëz? Dhe ju jeni përgjigjur: Unë nuk e di se çfarë lloj pushteti kishin”, tha Mishetiq duke lexuar deklaratën e dëshmitarit dhënë për ZPS-në.

Pas kësaj, Mishetiq kërkoi shpjegim nga Zyrapi se pse kishte vënë në dyshim se anëtarët e Qeverisë së Përkohshme e kishin pushtetin për të ndaluar këto kërcënime që i bëheshin atij.

“Po, është e saktë se është e vërtetë se Qeveria ishte në formim, por pushtetin nuk ka mujt me shtri ose me e pas një autoritet se institucionet civile nuk ishin të ndërtuara nëpër nivelet komunale ose në të gjitha nivelet ku mund të punonin me Qeverinë e Përkohshme. E dyta; duhet të dihet që një pjesë e madhe, edhe pse UÇK -ja ishte në procesin e transformimit të saj duke u marrë prej qershorit deri në shtator e ka pas periudhën e transformimit të saj që është punu në atë drejtim dhe normalisht si Qeveri nuk ka pas mundësinë as të ketë një autoritet të shtrijë se është dashur t’i ketë resurset e saj, t’i ketë edhe vendet, t’i ketë edhe ndërtimin e vijës institucionale nga lartë-poshtë domethënë nga Qeveria deri në nivelet lokale-komunale”, tha ai.

Pra, nënkupton për ta pasur autoritetin dhe kontrollin në këto nivele.

“Duke marrë parasysh se në atë kohë ishte edhe KFOR-i që e kishte një autoritet më të lart të sigurisë së Kosovës, nuk e kishte mundësinë që t’i ketë të gjitha mundësitë e kontrollit që të ketë një autoritet të plotë të kontrollit në territorin e Kosovës. Domethënë, shkurt në këto pikëpamje”, u përgjigj Zyrapi.

Më pas, dëshmitari u pyet se a kishte menduar se UNMIK-u e kishte autoritetin dhe mundësinë t’i ndihmonte.

“Në periudhën e ‘99-ës edhe UNMIK-u ishte në procesin e formimit të administratës së përkohshme se sa ka mund të ndihmonte nuk mund të jap mendimin për këtë se ishte një organizatë ndërkombëtarë dhe i ka sektorët e veta dhe të drejtat e veta. Nuk e di sa ka mujtë me hy në ato, por në këto momente po flasim për ‘99-ën si periudhë ka qenë e tillë dhe sidomos për Qeverinë e Përkohshme nuk ka mujtë të ketë një kontroll të plotë”, u përgjigj dëshmitari Zyrapi.

Pos kësaj, Mishetiq i tha dëshmitarit se për ZPS-në kishte deklaruar se nuk e dinte se kush i shkruante komunikatat, pasi që nuk ishte në përgjegjësinë e tij. Por, që përgjigja e dëshmitarit më pas nuk u dëgjua.

Por, ai tha që është e saktë ajo që i ka thënë ZPS-së se kur ishte kyçur në UÇK nga fundi i majit të ‘98-ës deri në shtator të ‘98-ës e kishte vërejtur se stafi lokal dhe ushtarët ishin më së shumti nga LDK-ja.

Megjithatë, Mishetiq i prezantoi një listë emrash dëshmitarit dhe kërkoi të tregonte se cilët prej tyre ishin persona që kanë qenë pjesë e UÇK-së e që përpara kësaj ishin oficerë të Ushtrisë Jugosllave.

Për Skender Hoxhën, Kadri Kastratin, Mahir Hasanin nuk u dëgjua përgjigja e dëshmitarit. Mirëpo, për Nehat Bashën, Gëzim Hazrollin, Mark Shalën, Agim Çekun, Naim Malokun, Salih Veselin, Agim Qelën, Aziz Hysenin, Hysni Ahmetin, Enver Aruçin, Shaban Dragajn, Ramë Arifajn, Idriz Shabanin e disa të tjerë, dëshmitari pohoi se ishin ish-oficerë në armatën Jugosllave.

Madje, në këtë listë, dëshmitari shtoi edhe disa persona të tjerë.

“Kurtesh Fondaj, Agim Kuçi, Nebih Krasniqi, pastaj Rrustem Tetën, Shemsedin Çekun dhe kemi… këta janë nga fillimi e gjer në fund. Ka pas edhe tjerë që tash për momentin të gjithë këta emra nuk mund t’i mbaj mend”, tha ai.

Zyrapi shtoi se nuk di ndonjë rast që ndonjë ish-oficeri të Armatës Jugosllave i është mohuar kyçja në UÇK.

Ndërsa, si ish-oficeri i Ushtrisë së Shqipërisë të cilët ishin pranuar në UÇK, dëshmitari përmendi Tahir Sinanin, Bardhyl Tahirin, Adem Shehu, e të tjerë.

Me kaq përfunduan pyetjet e avokatit Luka Mishetiq për të vazhduar pas pushimit me mbrojtjen e Selimit përmes avokatit Ben Emmerson.

Para se të shkohet në pushim, seanca kaloi në sesion privat me kërkesën e Mishetiq për të diskutuar lidhur me një çështje. /Betimi për Drejtësi

 

 

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Më Shumë

Katër fshatra pa ujë në Prizren

Kompania e Ujësjellësit "Hidroregjioni Jugor" sh.a. – Prizren njofton se për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nga ana e KEDS-it, në Stacionin e...

Zirkzee do t’i kushtojë Manchester United 61 milionë euro

Ka raportime në Itali se kostoja e vërtetë që Manchester United po paguan për Joshua Zirkzee mund të arrijë në 61 milionë euro, por...

Lajmet e Fundit