11.7 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026

Mbi dy milionë euro dëme të shkaktuara nga moti i keq në Dragash

Kuku i Dragashit është fshati që u godit më së shumti nga reshjet e mëdha të breshrit të 26 qershorit.

Përpos pastrimit të fshatit, pjesa tjetër ende nuk është sanuar.

Kliko linkun: https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/453193197631352

Komuna e Dragashit ka filluar rehabilitimin e rrugës, duke pastruar së pari mbeturinat që shkaktoi moti i lig atë ditë.

Në Komunën e Dragashit thonë se është punuar fillimisht për të kthyer në normalitet jetën në këtë fshat, ndërsa ngelet shumë për t`u bërë, pasi dëmet kapin shumën mbi 2 milionë euro.

“Kemi marrë masa dhe tashmë e kemi kthyer në funksion sistemin e ujësjellësit dhe kanalizimit, praktikisht një ndër kushtet më bazike të ekzistencës është plotësuar, mirëpo kemi edhe shumë punë për të bërë në lidhje me infrastrukturën , muret mbrojtëse, dhe pastrimin e lumenjve. Dëmet do me thënë kapin vlerën e mbi 2 milion euro në total, theksojmë se dëme të konsiderueshme kemi edhe në amvisëri, kemi shumë shtëpi banimi që janë të demoluara e të dëmtuara”, ka thënë Vetim Ramadani- Drejtor i shërbimeve publike në Dragash.

I gjithë vërshimi u shkaktua nga dalja nga shtrati i lumit të fshatit që shpesh përdoret edhe si deponi mbeturinash nga banorët. Përveç fshatit Kuk nga reshjet e dendura të shiut dhe breshrit dëme pësuan edhe disa fshatra të tjerë të trevës së Opojës dhe Gorës./rtk

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Më Shumë

Bashkimi dhe Bora përballen sonte në Prizren për epërsinë në seri

Gjysmëfinalet e “Play-off”-it në basketbollin kosovar vazhdojnë sonte me një duel shumë interesant mes Bashkimi dhe Bora. Seria aktualisht është e barabartë 1:1, duke e bërë...

Bashkimi një hap më afër finales

Bashkimi përgjigjet fuqishëm në Prizren, duke mposhtur Borën 88-73 dhe duke kaluar në epërsi 2-1 në serinë gjysmëfinale. Bora e nisi më mirë çerekun e...

Lajmet e Fundit