Java e parë e sezonit të ri vjen me disa duele interesante, sezon ky që pritet të jetë interesant, sidomos në garën për titull të kampionit dhe daljen në Evropë.

Të shtunën luhen dy duele, ku do të përballen Llapi-Gjilani dhe Ferizaj-Feronikeli, skuadra këto që synojnë ta nisin me fitore edicionin e ri të garave.

Duele joshëse pritet të luhen edhe të dielën pasdite, ku do të ballafaqohen Prishtina-Suhareka dhe Ballkani-Dukagjini, derisa ndeshja mes Dritës edhe Malishevës është shtyre për shkak të pjesëmarrjes së skuadrës gjilanase në Ligën e Konferencës.

Superliga/Java e parë

Të shtunën takohen:

Llapi-Gjilani

Ferizaj-Feronikeli

Të dielën takohen:

Prishtina-Suhareka

Ballkani-Dukagjini

Drita-Malisheva (është shtyre)

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 17:00

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren