5.1 C
Prizren
E hënë, 16 Shkurt, 2026

Shuhen zjarre të mëdha në tri fshatra të Rahovecit

Mbrëmë, zjarrfikësit e Komunës së Rahovecit shuan zjarre të mëdha në Ratkoc, Dejnë dhe Baboc, duke mbrojtur komunitetin nga një katastrofë e mundshme.

“Në përpjekjet e tyre, ata u ndihmuan nga disa vullnetarë të guximshëm, të cilët treguan solidaritet dhe përkushtim ndaj sigurisë së përbashkët. Për fat të keq, zjarrvëniet e qëllimshme të hamulloreve janë bërë të zakonshme këtë verë, duke krijuar një rrezik të vazhdueshëm për pronën dhe jetën e njerëzve,” thuhet në njoftim, përcjell PrizrenPress.

Komuna apeloi për një përpjekje të përbashkët për edukim dhe parandalim, duke theksuar se “ndërgjegjësimi qytetar për të mos ndezur hamulloret mbetet i ulët”.

Në fund, ftohen qytetarët për bashkëpunim “në mënyrë që të zvogëlojmë rastet e zjarreve dhe të mbrojmë jetën e zjarrfikësve tanë, si dhe pronën dhe natyrën që na rrethon.”/PrizrenPress.com

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Gazetaria hulumtuese, pasion dhe mision publik që kërkon guxim, përkushtim dhe durim

Nga Musa Sabedini - Çdo hulumtim ka një mision, dhe çdo mision bart në vete një rrezik real. Ky përkufizim i thjeshtë mjafton për...

Erërat e forta lënë pa rrymë qendrën e skijimit në Brezovicë

Qendra e skijimit në Brezovicë po përballet me ndërprerje të energjisë elektrike që nga ora 04:30 të mëngjesit, për shkak të erërave të forta...

Lajmet e Fundit