5.7 C
Prizren
E hënë, 16 Mars, 2026

Shtëpi muze për Dritëro Agollin, në fshatin e tij të lindjes do jenë veprat e tij

Së shpejti shkrimtari i madh Dritëro Agolli do të ketë një shtëpi muze në fshatin e tij të lindjes në Menkulas të Devollit. Ka qenë një kërkesë e kahershme e banorëve të këtij fshati, kërkesë e cila pritet që së shpejti të bëhet realitet.

Një projekti do të sjellë një shtëpi muze të denjë për gjeniun e letrave shqipe por edhe një atraksion të ri turistik në këtë zonë.

“Përfshin ndërtimin nga e para të shtëpisë muze, do të shërbejë për të shfaqur gjithë veprimtarinë e kolosit të veprave shqipe në Devoll dhe të shpresojmë që do jetë një atraksion turistik për Devollin. Implementimi i veprës kap shifrën e 31 milion lekëve të reja dhe 60% e financon këshilli i qarkut dhe 40% bashkia Devoll”, tha Eduart Duro, kryetar i Bashkisë Devoll.

Vitin që vjen pritet që ky muze të jetë i perfunduar dhe hape dyert për vizitorët ndërkohë që gjithë ndërtesa do të jetë multifinksionale, thotë kryetari i këshillit të qarkut Korçë.

“Është procedura e përgatitjes së tenderimit dhe shpresojmë që brenda këtij viti të kemi ecur me ndërtimin dhe brenda vitit tjetër të ketë përfunduar. Ndertesa është konceptuar të jetë multifinksionale, të ketë pjesën që i takon jetës së Dritëro Agolli, i cili është NDER i KOMBIT, ndërkohë do të ketë pjesë funksionale që do të shërbejnë për aktivitete kulturore artistike për rajonin”, tha Erjon Nexhipi, kryetar i Këshillit të Qarkut Korçë.

Qarku i Korçës ka numrin më të madh të muzeve në vend, fakt ky që ka tërhequr me mijëra turistë të huaj, kryesisht nga Europa Veriore./euronews.al

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Bashkimi fiton ndaj Junior 06

Bashkimi ka shënuar fitore me rezultat 65:34 ndaj Junior 06 në konkurrencën e femrave. Bashkimi arriti të krijojë epërsi që në fillim të lojës dhe...

“Me armë në studio pas mosmarrëveshje rreth një borxhi”- Ja si ndodhi rasti ku Gjesti mbeti i arrestuar

Prokuroria Themelore në Prishtinë të enjten ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesë për caktimin e paraburgimit për këngëtarin Besart Kelmendi i njohur...

Lajmet e Fundit