11 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Biblioteka Ndërkomunale e Prizrenit ndryshon mënyrën e anëtarësisë vjetore

Biblioteka Ndërkomunale e Prizrenit njofton lexuesit e saj se, me kërkesë të tyre, do të ndryshohet mënyrën e anëtarësisë vjetore.

Ky ndryshim nënkupton se anëtarësimi për lexuesit e rregullt nuk do të jetë më i vlefshëm nga janari deri në dhjetor, si më parë.

“Tashmë, anëtarësimi do të vlejë për një vit të plotë, duke filluar nga data dhe muaji kur lexuesi regjistrohet, deri në të njëjtën datë dhe muaj të vitit pasardhës”, njofton Biblioteka Ndërkomunale e Prizrenit.

“Ky vendim u mor duke marrë parasysh që lexuesit hezitonin të regjistroheshin në gjysmën e dytë të vitit, për shkak të periudhës së shkurtuar të anëtarësisë. Me kërkesë të lexuesve, propozimin e stafit të bibliotekës dhe miratimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS), anëtarësimi tani ofron më shumë fleksibilitet dhe mundësi për shfrytëzimin e bibliotekës”.

“Ky ndryshim synon të rrisë numrin e lexuesve të rregullt dhe të lehtësojë aksesin në shërbimet e bibliotekës.

Më Shumë

Gara e shahut në Prizren mbledh të rinjtë dhe qytetarët në Kej të Lumbardhit

Në kuadër të aktiviteteve “Qyteti Evropian i Sportit – Prizreni 2026”, në Kejin e Lumbardhit në qendër të qytetit është mbajtur një garë shahu,...

Nis ndërtimi i rrugës Korishë–Kabash, Kurti: Investim mbi 4 milionë euro

Kanë filluar punimet për projektin e rrugës Korishë–Kabash, e kjo u bë me një ceremoni ku të pranishëm ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,...

Lajmet e Fundit