12.7 C
Prizren
E martë, 13 Maj, 2025

OVLUÇK: Administrata ndërkombëtare, komplote kundër UÇK-së

OVLOrganizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës theksoi se administrata ndërkombëtare e instaluar në Kosovë, me çfarëdo emri qoftë ajo, që një dekadë vazhdimisht organizoi komplote kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
OVLUÇK vlerësojnë se janë dy dëme të mëdha që iu shkaktuan Kosovës me këto procese: Goditja e elementit patriotik, në mënyrë që të shkelen vlerat më të shenjta të kombit, duke u baltosur heronjtë, dëshmorët e luftëtarët dhe e dyta, bërja e Kosovës vend të sigurt dhe jostabil, gjendje që në një shtet shkaktohet kur nuk zbatohet drejtësia dhe kur politika përzihet në çështjet e gjyqësorit.

“Përveç që vet administrata ndërkombëtare zbatoi këto praktika, ajo u përkujdes që të instalojë këto edhe tek elementi vendor, në media por edhe në politikë e gjyqësi. Popujt krenohen me heronjtë, dëshmorët e luftëtarët. Bashkësia ndërkombëtare në Kosovë, po mbjellë një frymë krejt tjetër dhe jologjike: fyerjen dhe demonizimin e tyre. E tërë këtë, me qëllim të instalimit të mentalitetit inferior dhe nënshtrues ndaj tyre”, thuhet në komunikatë.

Sipas tyre, vazhdimi i paraburgimit të bashkëluftëtarëve nga zona e Drenicës, nuk është asgjë tjetër, përpos vazhdimësi e politikës kundër vlerave të luftës nga mekanizmat e bashkësisë ndërkombëtare në vendin tonë, ku qartë tregohet se nuk respektohet ligji e as procedurat ligjore.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së me kohë e ka qartësuar mendimin e vet për forcimin e institucioneve vendore dhe për mosvazhdimin e mandatit të institucioneve ndërkombëtare. Me këtë rast ne bëjmë dhe njëherë thirrje që shqiptarët në asnjë formë të mos e shesin vetveten, duke u bërë pjesë e këtyre proceseve të montuara, në asnjë formë, në asnjë mënyrë dhe për asnjë çmim”.

Më Shumë

Mundësitë e granteve nga KIESA prezantohen para anëtarëve të shoqatës “Esnaf” në Prizren

Mundësitë e granteve që ofrohen nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) janë prezantuar para anëtarëve të shoqatës së biznesmenëve...

Nxënësit e Prizrenit i nënshtrohen testit ndërkombëtar PISA

Nxënësit e gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren i janë nënshtruar sot testit ndërkombëtar të vlerësimit PISA. Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj-Gutaj,...

Lajmet e Fundit