Prizreni pa rivalë

FC Prizreni vazhdon të impresionojë në Ligën e Dytë të Kosovës, duke siguruar pesë fitore në pesë ndeshje të zhvilluara deri tani, raporton PrizrenPress.

Në ndeshjen e zhvilluar sot në stadiumin “Përparim Thaçi”, ekipi përballë FC Sharri e filloi ndeshjen me një disavantazh, pasi Naim Daci shënoi për mysafirët në minutën e 38-të.

Megjithatë, Ylli Myrtezani riktheu shpresat për FC Prizrenin me një eurogol spektakolar, duke barazuar rezultatin. Në momentet vendimtare, Leonard Memaj, i cili hyri si zëvendësues, shënoi golin e fitores në minutat e fundit, duke i dhënë Prizrenit triumfin 2-1.

Me këtë fitore, FC Prizreni është lider absolut i kampionatit, duke dëshmuar se janë të vendosur për të vazhduar rrugën drejt suksesit./PizrenPress.com/

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Musab Mala pritet të jetë transferi më i ri te Ylli

Golden Eagle Ylli duket se ka bërë zgjedhjen e parë në tregun e transferimeve. Burime të AsistiOnline.com bëjnë të ditur se klubi suharekas është shumë...

Një veturë përfshihet nga flakët në autostradën Prishtinë-Prizren

Një veturë është përfshirë nga flakët në autostradën Prishtinë-Prizren. Sipas pamjeve të siguruara nga KlanKosova në vendngjarje shihet ekipet e zjarrfikësve të cilët kanë intervenuar...

Lajmet e Fundit