Alishani: Qeveria e Totajt po politizon arsimin në Prizren

Vetëvendosje në Prizren ka kundërshtuar edhe një herë emrat e propozuar për përbërjen e komisionit përzgjedhës të drejtorëve të shkollave.

Kuvendarja e LVV-së në Prizren, Dafina Alishani, akuzoi qeverinë komunale që udhëhiqet nga PDK-ja se po e politizon arsimin.

“Anëtarët e këtij komisioni janë tashmë të njohur për incizimet që dëshmojnë manipulime në konkurse, ku përmenden emrat e kryetarit të Komunës, Shaqir Totaj, dhe të Luljeta Veselaj Gutaj,” tha Alishani.

Sipas saj, njëri prej anëtarëve të propozuar, Arben Shala, ka përfituar një tender për “Hartimin e planit për zhvillimin e arsimit në Komunën e Prizrenit” dhe subvencione nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Ky ekspert i ‘pavarur’ ka benefite nga kjo qeverisje,” theksoi ajo.

Alishani  kërkon nga qeveria komunale që të largohet nga ky komision emri i Arben Shalës. “Emri i Arben Shalës duhet të largohet për çështje etike,” tha Alishani./PP/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Të rinjtë e Lirisë “shkatërrojnë” Albionët me rezultat të thellë 10:0

Futbollistët e rinj të Shkollës së Futbollit Liria U15-B kanë shënuar fitore bindëse sot ndaj Shkollës së Futbollit Albionët U15 me rezultat të thellë...

Persona të maskuar vjedhin rreth 15 mijë euro e thyejnë kamerat e sigurisë në një depo në Dragash

Policia ka njoftuar se persona të maskuar kanë hyrë në një firmë ndërtimore në fshatin Buqe të Dragashit dhe kanë vjedhur rreth 15 mijë...

Lajmet e Fundit