23.9 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Pogba flet për herë të parë për ekipin e tij të ardhshëm pas reduktimit të dënimit

Paul Pogba i cili është në pronësi të Juventusit ka thënë se reduktimi i dënimit prej katër viteve në vetëm 18 muaj është një ‘lehtësim i jetës’ duke shtuar se raportet për një marrëveshje me Marseille nuk janë të besueshme.

Mesfushori kishte marrë një dënim të rëndë për shkak se ishte testuar pozitiv në substancën DHEA – promovues i rritjes së hormoneve dhe testosteronit në trup në fillim të sezonit 2023/2024.

Ai më pas bëri një apel ndaj këtij vendimi që u pranua pjesërisht, duke reduktuar dënimin në vetëm 18 muaj në mënyrë që të rikthehet në fushë në mars të vitit të ardhshëm.

“Duket sikur më kanë dhënë një tjetër mundësi, më është rikthyer ajo që më është marrë. Marsi duket sikur është nesër, do të vijë shpejtë dhe mezi po pres”, ka thënë Pogba.

Juventusi ka qenë shumë i paqartë në lidhje me atë se a do të vazhdojnë me Pogban kur të rikthehet në dispozicion apo do të ndërpresin kontratën e tij me marrëveshje të dyanshme.

Shumë njerëz presin që të ndodhë kjo e fundit, në këtë rast ku është përmendur transferimi i tij i mundshëm tek Marseille.

Është një propozim të cilin e ka bërë ish-bashkëlojtari i Pogbas, Patrice ‘Uncle Pat’ Evra.

“Kam qeshur, sepse është Uncle Pat, ai e ka thënë atë si një shaka. Unë jam ende nën kontratë, kështu që nuk është e besueshme”.

“Unë tashmë kam një klub, kështu që vetëm po mendoj të rikthehem dhe të dalë nga kjo situatë. Natyrisht, askush se di se çfarë premton e nesërmja, kështu që kurrë mos thoni kurrë”, përfundoi francezi./Telegrafi/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

https://prizrenpress.com/eli-edona-mobilieria-me-oferta-me-te-mira-ne-prizren/

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Dyshohet për dhunë ndaj babait dhe bashkëshortes – një 25-vjeçar merret në pyetje nga policia në Malishevë

Një rast i dhunës në familje është raportuar më 29 qershor në fshatin Ngucat të Malishevës, ku një 25-vjeçar dyshohet se ka ushtruar dhunë...

Fillon periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se më 28 qershor ka filluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për Zgjedhjet Lokale...

Lajmet e Fundit