Pensionistët në Prizren kërkojnë rikthimin e ambulancës mjekësore

Organizata e Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës në Prizren ka kërkuar rifunksionalizimin e ambulancës mjekësore të dedikuar për pensionistët, e cila ishte aktive para pandemisë.

Gjatë një takimi me aktivistët e shoqërisë civile, pensionistët kanë shprehur shqetësimet e tyre për mungesën e shërbimeve mjekësore dhe barnave që më parë ofroheshin falas për këtë kategori.

Në një njoftim të bërë nga Organizata joqeveritare EC Ma Ndryshe, u bë e ditur se ky problem është ngritur si çështje e rëndësishme gjatë takimit me përfaqësuesit e organizatës së pensionistëve.

“Përveç rifunksionalizimit të ambulancës, pensionistët kanë shprehur edhe pakënaqësi për mungesën e subvencioneve komunale për aktivitetet e tyre dhe organizimin e takimit vjetor”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, ata kanë kërkuar që gjatë realizimit të projekteve infrastrukturore të merren parasysh nevojat e tyre për lëvizje të lirë dhe qasje në hapësirat publike.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Kurti zhvilloi vizita dhe takime në Prizren

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti  ka qëndruar  në Prizren. Ai, së bashku me kandidatët për deputetë ka zhvilluar një sërë takimesh dhe...

ATK: Nga 1 qershori, s’ka më pagesa cash mbi 2 mijë euro

Administrata Tatimore e Kosovës, ka njoftuar se nga data 1 qershor, pagesat mbi 2 mijë euro ndërmjet bizneseve dhe individëve nuk lejohen të kryhen...

Lajmet e Fundit