12.8 C
Prizren
E martë, 22 Tetor, 2024

Komuna e Prizrenit për nëntë muaj shpenzon 68% të buxhetit, por sfidohet me arkëtimin e të hyrave vetjake

 

Përderisa përqindja e shpenzimeve është e përafërt me atë të periudhës së njëjtë të vitit të shkuar, dallime të shprehura ka sa i përket të hyrave vetjake, raporton Telegrafi.

Bazuar në të dhënat e Raportit Financiar për periudhën janar – shtator 2024, Komuna e Prizrenit ka arkëtuar më pak mjete nga të hyrat vetjake, si në vlerë monetare ashtu edhe në përqindje, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të shkuar.

“Shuma e tërësishme e arkëtuar e të hyrave vetjake komunale për këtë periudhë të raportimit është 7 milionë e 607 mijë euro ose 74.62 % e shumës së planifikuar prej 10 milionë e 193 mijë euro”, thuhet në raport.

Aty figuron se në nëntë mujorin e vitit 2023, shumë e mjeteve të arkëtuara ka qenë 8 milionë e 263 mijë euro apo 98.33% të shumës së planifikuar prej 8 milionë e 403 mijë eurove.

Për dallim prej të hyrave vetjake, përqindja e shpenzimit të përgjithshme të buxhetit gjatë kësaj periudhe raportuese është e përafërt me nëntëmujorin e vitit të shkuar.

“Shpenzimet e përgjithshme të buxhetit gjatë periudhës janar-shtator 2024 kanë arritur në 48 milionë e 42 mijë euro ose 68.24% nga 70 milionë e 400 mijë euro të parashikuara për vitin 2024”, shkruan në raport. Aty theksohet se vjet në periudhën e njëjtë janë shpenzuar 43 milionë e 540 mijë euro apo 66.26% nga 65 milionë e 700 mijë euro.

Sipas raportit, te shpenzimet kategoria e pagave është realizuar mbi 78%, ajo e mallrave e shërbimeve mbi 66 %, shpenzimet komunale mbi 60%, subvencionet 74% derisa përqindja më e ulët është tek investimet kapitale.

“Për investime kapitale për vitin 2024 janë planifikuar 25 milionë e 816 mijë euro. Në periudhën janar-shtator nga kjo kategori janë shpenzuar 15 milionë euro ose 58.26% e shumës së planifikuar”, thuhet në raport.

Opozitarët nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje vazhdimisht kanë kritikuar Ekzekutivin lokal në Prizren lidhur me menaxhimin e buxhetit komunal.

Shefi i grupit të këshilltarëve të LVV-së në Kuvendin e Komunës, Karanfil Haxhillari gjatë një konference për media pat theksuar se “paaftësia në qeverisje ka rezultuar me suficit të konsiderueshëm buxhetor  si në vitin 2022 ashtu edhe në vitin 2023”, duke shtuar se mungesa e vizionit dhe e kapaciteteve menaxhuese po reflektohet edhe në këtë vit buxhetor.

  • Raporti financiar për periudhën janar-shtator 2024 planifikohet që të shqyrtohet në mbledhjen e radhës të Kuvendit të Komunës së Prizrenit. /Telegrafi/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Kështu dukej Mihrije Braha para 20 vitesh

Këngëtarja Mihrije Braha gjithmonë është shquar për stilin unik si në skenën e muzikës ashtu edhe në paraqitjen e saj. Kliko videon: https://www.facebook.com/watch?v=917978133581555 Së fundmi është...

Totaj ngushëllon familjen Parallangaj

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur dhimbjen e thellë pas lajmit tragjik për humbjen e dy të rinjve, Ardit dhe Flurim...

Lajmet e Fundit