8.8 C
Prizren
E mërkurë, 30 Tetor, 2024

Armend Thaqi protagonist kryesor në përballjen ndaj ish-skuadrës, Ballkani 3-3 Gjilani

Dy penallti për dhjetë minuta, njëra u konkretizua nga Bernard Karrica që i dha epërsinë Ballkanit për 3-2, kurse tjetra u humb nga Armend Thaqi, të cilën ia priti Enea Koliqi.

Por topi sërish u rikthye tek gjilanasit, dhe prekja e fundit para se të futej në rrjeten e suharekasëve, u bë pikërisht nga ishi i tyre.

Ndeshja e çmendur në Suharekë përfundoi 3-3.

Ky ballafaqim që e nisi xhiron e 11-të në Superligë, startoi furishëm, pasi që në minutin e katërt, Lindon Emerllahu realizoi golin e epërsisë.

Por pa kaluar 11 minuta të plota, mysafirët u kthyen në lojë, me anë Armend Thaqit, i cili i shënoi ish-skuadrës së tij.

5 minuta para se të mbyllej pjesa e parë, Basa i kaloi “Skifterat në avantazh.

Vendasit u rikthyen sërish në lojë në pjesën e dytë, duke barazuar ezultatin në 2-2 me anë të brazilianit Ribeiro, teksa Bernard Karrica me golin nga penalltia, riktheu sërish suahrekasit në epërsi.

Por pikërisht një penallti e akorduar sërish me ndihmën e sistemit “VAR”, i dha mundësinë gjilanasëve për ta barazuar rezultatin.

Nga pika e bardhë nuk shënoi Thaqi, por topi i shkoi sërish atij, duke vendosur rezultatin përfundimtar, raporton Klankosova.tv.

Aktualisht, “Xhebrailat” udhëheqin renditjen tabelare me 18 pikë të grumbulluara, kurse “Skifterat” kanë 13 sosh.

Nesër ndërkohë zhvillohen dy ndeshjet e radhës, ku Llapi në Podujevë është nikoqir i Feronikelit’74, kurse Dukagjini e pret Suharekën.

Kjo xhiro mbyllet të enjten me dy takime. Ferizaj luan në shtëpi ndaj Malishevës, ndërkaq kryendeshja është ajo ndërmjet Dritës dhe Prishtinës.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Abdyl Frashëri, kontributori i zellshëm i çështjes kombëtare shqiptare

Sot në përvjetorin e vdekjes së Abdyl Frashërit, rilindasit të madh, ideologu e atdhetari i shquar, kontributori i zellshëm i çështjes kombëtare shqiptare. Më 29...

Bashkimi synon fitoren e shtatë radhazi ndaj Pejës

Skuadra e Bashkimit ka nisur edicionin e Superligës së Kosovës në basketboll me një seri mbresëlënëse prej gjashtë fitoresh radhazi, duke mundur kundërshtarë si...

Lajmet e Fundit