6.1 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Rikthehet procedura e lehtësuar në Morinë për fundjavat dhe ditët e festave

Në pikën e përbashkët kufitare të Morinës është rikthyer procedura e thjeshtëzuar për kalimin e kufirit pa kontrolle për të gjithë qytetarët shqiptarë dhe automjetet me targa të Shqipërisë dhe Kosovës.

Procedura është e vlefshme vetëm për fundjavat dhe ditët e festave, të paktën deri në datën 1 mars të vitit të ardhshëm.

Burime në policinë kufitare pohojnë se kjo procedurë e thjeshtëzuar sipas protokollit ndërqeveritar u rikthye pas një ndërprerjeje nga data 1 deri më 31 tetor.

Ndërsa nga data 1 mars hyn në fuqi sërish procedura pa kontrolle për kategoritë e mësipërme për një periudhë nëntëmujore, e cila u aplikua këtë sezon turistik.

Ndërkohë edhe këtë të shtunë shumë qytetarë të Kosovës dhe automjete kanë kaluar kufirin drejt Shqipërisë, fluks i cili krijonte herë pas here kolona në kufi.

Kjo edhe për shkak të numrit të automjeteve me targa të huaja, të cilat u nënshtrohen kontrolleve.

Policia kufitare punoi me katër sportele. Gjatë orëve të para të ditës në territorin e Shqipërisë kanë hyrë më shumë se 2.100 automjete me rreth 3.800 shtetas. I njëjti fluks lëvizjeje është regjistruar edhe në dalje të Shqipërisë për në Kosovë./rtsh/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Suhareka synon forcimin e bashkëpunimit ndërkomunal me Fellbach dhe Meissen

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Arta Gashi, ka pritur në një takim nënkryetaren e qytetit Fellbach dhe përfaqësues të qytetit Meissen, me të cilët...

Akademi Përkujtimore për 25-vjetorin e rënies së Komandant Malishevës

Nesër, më 27 mars 2026, në ora 10:00, në Sallën e Kuvendit të Komunës së Malishevës, do të mbahet Akademi Përkujtimore për 25-vjetorin e...

Lajmet e Fundit