11.4 C
Prizren
E mërkurë, 18 Mars, 2026

Komuna e Prizrenit përfiton asistencë për forcimin e integritetit

Kryetari Shaqir Totaj ka pritur përfaqësuesit e aktivitetit “Integriteti i Komunave të Kosovës” (KMI) të lehtësuar nga USAID në krye me drejtoreshën Afërdita Mekuli, me ç’rast është diskutuar për angazhimet e Komunës së Prizrenit për përmirësime në këtë drejtim.

Sipas njoftimit të Komunës, projekti që ka nisur në vitin 2022, mbështet gjithsejtë nëntë institucione përkatësisht tetë komuna dhe Ministrinë e Shëndetësisë, për ta përmirësuar integritetin dhe efiçiencën e institucioneve.

Komuna e Prizrenit, sipas njoftimit, ka përfituar asistencë në menaxhimin e financave, prokurim, menaxhim projektesh, kontrata publike dhe auditim.

“Me këtë rast diskutuan për objektivat dhe angazhimin e Komunës së Prizrenit për ta forcuar partneritetin me KMI për procese më të drejta dhe të qëndrueshme”, thuhet në njoftim.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Rahovec, marrin para dhe stoli ari

Një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Patoqan të Ulët të Rahovecit. Sipas policisë në cak të hajnave kanë qenë stolitë...

Ndryshon moti, shi dhe borë në pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme priten ndryshime të motit. Në njoftim thuhet se nga dita e martë...

Lajmet e Fundit