-2.2 C
Prizren
E diel, 24 Nëntor, 2024

U mbajt turneu tradicional i shahut ndërmjet Kukësit dhe Prizrenit

Në qytetin e Kukësit u zhvillua edhe këtë vit turneu tradicional i shahut, një ngjarje që përfshin dy ekipe të qyteteve Kukës dhe Prizren.

Ky turne i shoqëruar me një histori të gjatë, u organizua me qëllimin për të ruajtur dhe forcuar lidhjet mes dy qyteteve.

Në fillim të garës, u hodh shorti dhe garuesit zunë vendet e tyre në 11 tavolina, ku çdo lojtar u përpoq të jepte maksimumin për të siguruar fitoren për veten dhe ekipin e tij. Pas një përballjeje, ekipet e Prizrenit dolën triumfues, duke siguruar fitoren me një rezultat përfundimtar 6.5:4.5.

Zylfi Tola, një nga emrat më të njohur të shahut në Kukës, e vlerësoi këtë turne si një mundësi për të forcuar më tej marrëdhëniet mes qyteteve të Shqipërisë dhe Kosovës.

Ai theksoi se kjo ngjarje është një mundësi për të ruajtur traditën dhe për të promovuar miqësinë, veçanërisht në muajin e shënuar të Nëntorit.

“Jemi shumë të lumtur që po arrijmë ta ruajmë traditën e organizimit të këtij turneu. Në emër të mikpritësve, ju dëshirojmë mirëseardhje në Kukës, në muajin e Festave të Nëntorit. Urojmë që koha që kaloni këtu të jetë sa më e këndshme, në një qytet që ka pritur gjithmonë me zemër të hapur, sidomos në kohët më të vështira”, tha Tola.

Ideatori i këtij turneu, Berat Batiu, e shfrytëzoi mundësinë për të falënderuar kuksianët për mikpritjen dhe e vlerësoi këtë ngjarje si një festë të vërtetë vëllazërore.

Ai gjithashtu kujtoi festat e shënuara të muajit nëntor, duke u ndalur në rëndësinë e Pavarësisë së Shqipërisë dhe ngjarjeve të tjera të rëndësishme për popullin kosovar.

“Së pari dua t’ju uroj 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit dhe Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë! Po ashtu, në Kosovë kemi ngjarje të tjera historike gjatë këtij muaji, si daljen në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari. Le të festojmë gjithmonë dhe ky turne të vazhdojë përgjithmonë!”, tha Batiu.

Turneu i ardhshëm do të zhvillohet në Prizren, në muajin prill të vitit 2025, duke garantuar kështu vazhdimësinë e kësaj tradite të bukur, që promovon miqësinë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar./029/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Sot nis turneu ndërkombëtar ‘Adem Jashari’

Federata e Boksit e Kosovës (FBoxK) do të organizojë turneun e 26-të ndërkombëtar “Adem Jashari”, i cili do të nis sot pasdite në Pallatin...

52 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit, aty ku u bë gjuha standarde e njësuar

Sot u bënë 52 vjet kur hapi punimet Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe. Në Kongresin e Drejtshkrimit të 20 nëntorit 1972 në Tiranë të...

Lajmet e Fundit