23.1 C
Prizren
E hënë, 16 Qershor, 2025

“Sot dhe Çdo Ditë Tjetër”: Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër grave

Posta e Kosovës, ka lëshuar sonte në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Sot dhe Çdo Ditë Tjetër”, në kuadër të fushatës kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.

 

Promovimi u organizua në ambientet e Qeverisë, ku morën pjesë ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, dhe kryeshefja Ekzekutive e Postës së Kosovës Nora Rraci, së bashku me komisionin e pullave postare.

Gjatë fjalimeve të tyre, ato theksuan mbështetjen e fuqishme për këtë fushatë dhe falënderuan Postën e Kosovës.

“Sot, si Postë e Kosovës, kemi nxjerrë në qarkullim pullën postare ‘Sot dhe Çdo Ditë Tjetër’, duke dhënë një kontribut modest, por të rëndësishëm, në këtë nismë të vlefshme. Kjo pullë mbart një mesazh të fuqishëm kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave – një çështje që duhet të jetë prioritet për të gjithë, jo vetëm gjatë këtyre 16 ditëve të aktivizmit, por gjatë gjithë vitit. Si institucion, ne nuk jemi thjesht një shërbim postar; jemi një ur? që bashkon njerëzit, idetë dhe mesazhet. Përdorimi i kësaj pulle në dërgesat postare do të përhapë mesazhin për një shoqëri që mbështet, fuqizon dhe mbron çdo grua dhe vajzë”, tha Rraci.

Ky emision i pullave postare është realizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe përkrah fushatën “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, e cila, për vitin e tretë, organizohet nga dikasteri i lartcekur.

Kjo fushatë synon të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe të nxisë veprime nga institucionet dhe individët për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave.

 

Më Shumë

Arrestohet dhe suspendohet polici në Prizren, dyshohet për dhunë ndaj një qytetari

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një zyrtar policor nën dyshimin për “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” dhe “lëndim të rëndë trupor”.   E gjitha...

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Parimi ynë është i qartë: të kontribuojmë me integritet në zhvillimin komercial të vendit tonë, duke ofruar produkte të besueshme, të shëndetshme dhe me...

Lajmet e Fundit