35 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Kryeziu, Buxhovit: Pse ike nga LDK-ja?

Eqrem KryeziuuEqrem Kryeziu nuk ka lënë pa komentuar vlerësimin që publicisti dhe shkrimtari, Jusuf Buxhovi, ka bërë për LDK-në dhe kandidaturën e tij në zgjedhjet lokale të vitit të kalur për kryetar të Prizrenit.

Ai ndjen ‘keqardhje’ që Buxhovi ka ikur nga LDK-ja.

“Më vjen keq që iku nga LDK-ja. Tanimë e kam harruar edhe shkasin pse iku”, tha Kryeziu për “PrizrenPress”.

Publicisti dhe shkrimtari Jusuf Buxhovi në një intervistë për “Rubikon” të KTV-së, ka thënë se nuk e sheh Eqrem Kryeziun, si një politikan me perspektivë. Ai ka fajësuar LDK-në që ka kandiduar Kryeziun për kryetar të Prizrenit, ndonëse nuk ia ka përmendur emrin.

“Nuk mund të fitohet Prizreni me një kandidat që ka humbur tri parë zgjedhje”, ka thënë Buxhovi. Ai tha se LDK është dashur ta fitojë Prizrenin, por jo me një kandidat siç ishte Eqrem Kryeziu.

Ndërkaq,Eqrem Kryeziu ka ironizuar me këtë vlerësim të Buxhovit.
“Po, falemnderit!.Buxhovi paska kapur në interesimin e vet një kontekst shumë të gjerë, marramendës për aftësinë time të perceptimit. Aty qenka dhe vogëlsia ime”.

“E kam kënaqësinë se paska vlerësuar, si të denja për vëmendjen e tij, edhe zgjedhjet komunale në Prizren. Nuk do t’ia trazoj qetësinë e nevojshme për për të shkruar për kultivimin e patriotizmit shqiptar. Suksese Buxhovit!”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vjedhje në Marali të Malishvës/Hajnat marrin 25 mijë euro dhe ari

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Marali të komunës së Malishevës, ku persona të panjohur kanë depërtuar në...

Igor Jovovic emërohet trajner i ri i Bashkimit

Klubi Basketbollistik Bashkimi ka njoftuar zyrtarisht emërimin e malazezit Igor Jovovic si trajner i parë i skuadrës për edicionin 2025/2026, duke synuar një etapë...

Lajmet e Fundit