11.6 C
Prizren
E mërkurë, 11 Mars, 2026

Kërkohet ndërhyrje e menjëhershme për stabilizimin e furnizimit me energji elektrike në Dragash

Problemet e vazhdueshme me furnizimin me energji elektrike në Komunën e Dragashit kanë nxitur reagime nga institucionet lokale dhe përfaqësuesit e biznesit. Në një takim të mbajtur sot, kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, dhe Shoqata e Afaristëve “Sharri” shprehën shqetësimin për ndërprerjet e shpeshta të energjisë që po dëmtojnë ekonominë lokale dhe jetën e qytetarëve.

“Ndonëse në territorin e Komunës së Dragashit operojnë hidrocentrale që prodhojnë energji elektrike më shumë sesa që konsumojnë qytetarët e Komunës sonë, ajo prapë po neglizhohet nga institucionet përgjegjëse dhe qytetarët e bizneset po ballafaqohen çdo ditë me mungesë të energjisë elektrike”, thuhet në deklaratën e përbashkët, përcjell PrizrenPress.

Ata gjithashtu bënë thirrje për veprime urgjente nga institucionet përkatëse. “Kërkojmë nga institucionet kompetente të KEDS-it dhe KOSTT-it që të ndërmarrin hapa konkretë dhe të menjëhershëm për përmirësimin e situatës së furnizimit me energji elektrike në Komunën e Dragashit”.

Kryetari Xheladini dhe Shoqata “Sharri” theksuan gatishmërinë për bashkëpunim me institucionet përgjegjëse. “Komuna e Dragashit dhe Shoqata e Afaristëve ‘Sharri’ janë të gatshme për t’u takuar me institucionet përgjegjëse, për t’i adresuar problemet dhe shqetësimet e qytetarëve dhe bizneseve lokale, në mënyrë që situata me energji elektrike në Komunën tonë të normalizohet sa më shpejt”.

Kërkesa e tyre apelon për trajtim urgjent dhe trajtim me prioritet të kësaj çështjeje kritike për komunitetin lokal./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

62 aksidente trafiku në vend

Bilanci i ditës së shtunë ka përfunduar me 62 aksidente trafiku në vend. Sipas statistikave të Policisë, 28 aksidente kanë ndodhur me persona të lënduar,...

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme lidhur me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka nxjerr vendim për caktimin e masës së përkohshme ndaj vendimit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit. Masa e përkohshme vlen...

Lajmet e Fundit