UNICEF mbështet projekte kyçe për fëmijët në Dragash

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, priti në takim Veronika Vashchenko, Shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë.

Gjatë këtij takimi, Xheladini shprehu mirënjohjen e tij për ndihmën e vazhdueshme që UNICEF-i ka ofruar institucioneve të komunës, duke përfshirë arsimin, shëndetësinë dhe çështjet sociale.

“UNICEF-i ka qenë gjithmonë një partner i rëndësishëm për Komunën tonë, duke kontribuar në projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e fëmijëve tanë”, theksoi ai.

I pari i komunës përmendi disa projekte të suksesshme, si: Programi i vizitave shtëpiake; Përkrahja me staf, pajisje dhe orendi për çerdhen në Dragash; Hapja e qendrës për fëmijë me nevoja të veçanta në Dragash; Hapja e dy klasëve me bazë në komunitet në Bresanë; Ndërmjetësimi për ndërtimin e çerdhes në Bresanë; Përkrahja për shumë programe të tjera në dobi të fëmijëve.

Xheladini rikonfirmoi gatishmërinë e tij për të mbështetur çdo iniciativë që synon përmirësimin e kushteve të jetesës dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Komunën e Dragashit. Në përfundim të takimit, ai parashtroi disa kërkesa që kërkojnë vëmendje dhe përfshirje në planifikimet e ardhshme të UNICEF-it.

Nga ana e saj, Vashchenko falënderoi kryetarin dhe institucionet komunale për bashkëpunimin e frytshëm dhe ndau planet për iniciativat e ardhshme, me fokus në përmirësimin e arsimit, shëndetit dhe mbrojtjes sociale për fëmijët dhe të rinjtë e Dragashit.

Pas takimit, Xheladini dhe Vashchenko vizituan Shkollën Fillore “Fetah Sylejmani” në Dragash dhe Shkollën Fillore “28 Nëntori” në Bresanë, për të parë nga afër punën dhe përkushtimin që bëhet në këto institucione arsimore. Vizita shërbeu gjithashtu për të vlerësuar ndikimin e projekteve ekzistuese dhe për të identifikuar mundësi të reja bashkëpunimi.

Pas përfundimit të vizitave nëpër shkolla, Vashchenko vizitoi Qendrën “AVOKO” në Dragash, ku u njoh nga afër me aktivitetet që zhvillohen për të mbështetur komunitetin lokal./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Një rast i rëndë është shënuar të shtunën në Ulqin, ku 17-vjeçari me inicialet E.K., nga Malisheva, raportohet se humbi jetën teksa ishte duke...

27 vite pas hyrjes së NATO-s në Kosovë, trupat gjermane kaluan përmes Kukësit

Mes mikpritjes, bujarisë, humanizmit, por edhe vështirësive të shumta që kaloi populli i Kosovës me banorët e Kukësit në tre muajt e pranverës së...

Lajmet e Fundit