14.2 C
Prizren
E enjte, 16 Prill, 2026

Vetëvendosje në Prizren takon banorët e fshatit Atmaxhë

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren ka organizuar një takim me banorët e fshatit Atmaxhë.

Gjatë këtij takimi, përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje shprehën angazhimin dhe gatishmërinë e tyre për një fushatë të suksesshme, duke u fokusuar në rritjen e mbështetjes në nivel lokal dhe duke siguruar fitoren  në zgjedhjet e ardhshme.

Në fshatin Atmaxhë, strukturat e LVV-së theksuan se angazhimi për të ndihmuar zhvillimin e komunitetit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës do të jenë në qendër të programit të tyre.

Ata nënvizuan rëndësinë e mbështetjes së fortë nga qytetarët në zgjedhje, duke shprehur besimin se vetëm një mbështetje masive mund të sigurojë një qeverisje që do t’i përgjigjet nevojave të qytetarëve.

Pjesëmarrësit në takim premtuan se do  të mbështesin  listën e kandidatëve të LVV-së, duke e konsideruar këtë si mundësinë më të mirë për ndryshim dhe zhvillim në nivel lokal dhe nacional.

Ky takim u përshkrua nga strukturat e LVV-së si një hap i rëndësishëm drejt fitores, ndërsa theksuan se puna dhe angazhimi i paepur janë çelësi i suksesit në zgjedhje. Ata u shprehën të bindur se me mbështetje të madhe nga qytetarët, Lëvizja Vetëvendosje! do të sjellë një të ardhme më të ndritshme për të gjithë./PP/

Më Shumë

Më 16 prill premiera e filmit “Karma”, do të shfaqet në Prishtinë e Prizren

Industria filmike në Kosovë po pasurohet me një tjetër projekt ambicioz. Filmi i metrazhit të gjatë KARMA, me regji dhe skenar nga Esat Fejza...

Bashkimi e mbyll me fitore sezonin e rregullt

Bashkimi e ka përfunduar me fitore sezonin e rregullt në Superliga e Kosovës në basketboll, duke mposhtur Borën me rezultat 96:70, raporton PrizrenPress. Në një...

Lajmet e Fundit