2.2 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Projekti i teleferikut të Kalasë së Prizrenit pritet të nisë në vitin tjetër

Projekti i teleferikut të kalasë në Prizren pritet të nisë vitin tjetër. Projekti që ka marrë mbështetjen e qeverisë së vendit, po hartohet nga një kompani franceze. Sipas marrëveshjes, Komuna duhet të kujdeset për dokumentacionin.

Idenë për një teleferik në kalanë e qytetit të Prizrenit banorët e këtij qyteti e kanë dëgjuar shumë kohë më parë, por projekti ende nuk ka nisur të ndërtohet. Disa prej banorëve janë skeptikë se një projekt i tillë do të vijë ndonjëherë, megjithatë është i mirëpritur nëse realizohet.

“Kam dëgjuar dhe atëherë kam qenë shumë i lumtur, për arsye se vërtetë kalaja ka një domethënie shumë për Prizrenin, pasi turistët që vijnë këtu do të mund të ngjiteshin në kala”, tha Murat Qerreti, banor i Prizrenit.

Për Afrim Xhaferin,  edhe pushtetarët më herët edhe këta që janë tash kanë bërë premtime.

“Shpresoj realizohet ai premtim edhe besomëni se ka me pas mysafir Prizreni saqë kurrë s’ka pas më tepër”, tha ai.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Çelë Lamaj, thotë se me projektin kryesor po merret një kompani franceze.

“Jemi dakordu edhe për projektin kryesor, të cilin do ta bëjë një kompani franceze, me këtë rast ne jemi zotuar që pjesën që mund ta mbulojë ministria projekt i cili kap vlerën e 180 mijë eurove, pjesën tjetër do ta rimbursojë komuna e Prizrenit, premtimet janë që dikun në muajin maj të na përfundoje projekti kryesor”, tha ai

Ky projekt kërkon edhe dokumentacione që u përkasin zonave të veçanta.

“Përveç projektit ët fizibilitetit, projekti i ndikimit të projektit në mjedis, pastaj pëlqimet e ndryshme në jemi të obliguar me i sigurua si komunë, por besoj që nuk do të ketë pengesa, pasi ka qenë një memorandum i ministrisë së mjedisit që e implementoin këtë projekt nuk ka me pas ndonjë pengesë burokratike”, theksoi Lamaj.

Sipas Lamajt, projekti do të fillojë të realizohet në vitin 2025. Vendosja e teleferikut në kalanë e Prizrenit mendohet se do të ketë efekt në zhvillimin e turizmit, pasi Prizreni ka shumë vizitorë ditorë dhe koha për t’u ngjitur deri lart nuk u mjafton./rtk/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Haxhi Shala deklarohet fajtor

Haxhi Shala të hënën në Hagë ndryshoi deklarimin rreth fajësisë, ai tani pranoi fajësinë sipas marrëveshjes që ka arritur me Prokurorinë. “Unë nuk kam qenë...

MPB: Përdorimi i mjeteve piroteknike lejohet vetëm pas 26 dhjetorit

Ministria e Punëve të Brendshme ua ka rikujtuar të gjithë qytetarëve se përdorimi i mjeteve piroteknike është i lejuar vetëm pas datës 26 dhjetor Në...

Lajmet e Fundit