Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, do të prezantojë planin e punës për Prokurorinë Themelore të Prizrenit për vitin 2025.
Prezantimi do të mbahet nesër në ora 10:30 dhe do të përfshijë përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave.
“Me qëllim të menaxhimit sa më të mirë të kësaj prokurorie, konform detyrave dhe përgjegjësive të përcaktuara në Ligjin nr. 08/L-167 për Prokurorin e Shtetit dhe Rregulloren nr. 05/2023 për Organizimin e Brendshëm dhe Funksionimin e Prokurorisë së Shtetit, pas mbajtjes së kolegjiumit me prokurorët e tri departamenteve të Prokurorisë Themelore në Prizren, planifikojmë ta ndajmë këtë draft/plan të punës edhe me shoqërinë civile dhe bashkëpunëtorët e jashtëm, para se të njëjtin ta dërgojmë në KPK dhe ZKPSH”, thuhet në njoftim, shkruan PrizrenPress.
“Kjo tryezë ka për qëllim të paraqesë në mënyrë të strukturuar objektivat dhe planin e veprimit për periudhën janar – dhjetor 2025 dhe mirëpresim propozimet për objektiva të reja në interes të institucionit të prokurorit të shtetit, të shoqërisë civile dhe të qytetarit në përgjithësi”.
Marketing
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit