21.4 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026

Latifi viziton KBI në Rahovec, vlerëson rolin e tij në ruajtjen e vlerave fetare dhe shoqërore

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka zhvilluar një vizitë në Këshillin e Bashkësisë Islame (KBI) në Rahovec, ku u prit përzemërsisht nga ef. Shani Sylka dhe bashkëpunëtorët e tij.

“Këshilli i Bashkësisë Islame në Rahovec ka një rol të rëndësishëm në shoqërinë tonë, duke kontribuar në ruajtjen e vlerave fetare, kulturore dhe sociale”, vlerësoi Latifi kontributin e KBI-së në komunitet, përcjell PrizrenPress.

Ai po ashtu nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional.

“Gjatë takimit, vlerësuam bashkëpunimin e shkëlqyer ndër vite dhe biseduam për mundësi të reja që do të forcojnë edhe më tej rolin e KBI-së në përballimin e sfidave”, shtoi Latifi.

Në fund, Latifi falënderoi ef. Shani Sylkën dhe bashkëpunëtorët e tij për mikpritjen e ngrohtë./PrizrenPress.com/

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Hilë Mosi, patrioti dhe poeti i përkushtuar që i dha zë çështjes kombëtare

Më 22 prill 1885 lindi në Shkodër Hilë Mosi, një nga figurat më të rëndësishme të periudhës së Rilindjes së vonë dhe viteve të...

Sot shënohet Dita Botërore e Librit

Sot në mbarë botën shënohet Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtës së Autorit, një ditë e dedikuar promovimit të leximit, librit dhe...

Kohë lufte

Lajmet e Fundit