Kurti viziton familjet Shabani, Çabrati dhe Haxhimaxhuni në Prizren

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shtëpitë e familjeve Shabani, Çabrati dhe Haxhimaxhuni në Prizren.

“Familja e Haxhi Ismet Shabanit me prejardhje nga Opoja, është prodhuese e ëmbëlsirave si bakllavaja, çokolata dhe kadaifi e që shiten në rrjetin e lokaleve të tyre “SaraySweets”. Për dy vjet e gjysmë kanë arritur të punësojnë mbi 100 punëtorë nga tetë sa i kishin në fillim. 80% e punëtorëve janë gra”, shkruan Kurti në Facebook.

“Kurse familja Çabrati është pronare e kompanisë “Burak” që bën shitje të autopjesëve dhe motoçikletave me shtrirje në Prishtinë, Tiranë e Shkup. Më i vjetri i familjes, Haxhi Bashkimi, është gjithashtu kultivues i muzikës mistike islame, dhe kishte aftësi të jashtëzakonshme në instrumentin 75 telësh të kanunit”.

“Te shtëpia e Haxhimaxhunëve diskutuam për zhvillimin e nevojshëm ekonomik të komunës së Prizrenit. Bizneset e këtij rajoni meritojnë vëmendje qendrore në planifikimin e politikave zhvillimore ekonomike. Përherë falënderues për punën, ndershmërinë dhe kontributin e familjeve punëtore e bizneseve familjare të vendit tonë”, shkruan ai./PrizrenPress.com/

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Më Shumë

Zyrtare: Valmir Kakruki firmos për dy vite me Bashkimin

Bashkimi ka vazhduar me afrimet për sezonin 2026/27, duke zyrtarizuar transferimin e Valmir Kakrukit. “Mirë se vjen, Valmir Kakruki! Valmiri është zyrtarisht pjesë e KB...

Liria e Prizrenit mbetet pa tre aksionarë

Liria e Prizrenit  tashmë do t’i bëjë llogaritë pa tre aksionarët nga Prizreni: Valon Osmani, Xhoshkun Dragoj dhe Dardan Kodra. Burime të AL News mësojnë...

Lajmet e Fundit