5.1 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Përkujtohet 322-vjetori i Kuvendit të Arbrit

Lezha solli në kujtesë Kuvendin e Arbrit, një nga ngjarjet më të rëndësishme të kombit pas Besëlidhjes së Skënderbeut.

Në 322-vjetorin e Kuvendit, në kishën e restauruar të fshatit Mërqi, u organizua një veprimtari përkujtimore, ku morën pjesë historianë, autoritetet lokale, përfaqësues të klerit katolik dhe banorë të zonës.

“Pas rënies së Lezhës në duart e turqve osmanë, më 5 shtator 1478, rezidenca ipeshkvnore e Lezhës për pjesën më të madhe të pushtimit osman ka qëndruar pranë kësaj kishe,” tregoi historiani Paulin Zefi.

“Pas 300 vitesh si pasuese e Kuvendit të Besëlidhjes, që dëshmon se në Lezhë, Shqipëria mund t’ia dalë dhe shpresoj që në të ardhmen, pse jo, të përsëritet një kuvend tjetër,” shtoi studiuesi Dom Nik Ukgjini.

Autoritetet lokale vlerësuan rëndësinë e Kuvendit të Arbrit, i cili mori një sërë vendimesh të rëndësishme për kombin shqiptar.

“Ishte një kohë e drojeve të mëdha, sidomos të bashkimit të Kishës, sepse perandoria osmane e kishte synim të vetin ta shkatërronte kishën katolike,” tha Fatjon Zefi, nënkryetar i bashkisë së Lezhës.

Kuvendi Kishtar i Arbrit ishte një mbledhje e klerit katolik shqiptar, mbajtur më 14–15 janar 1703 në Kishën e Shën Gjon Kryepremit në fshatin Mërqi të Lezhës, me përkrahjen e Papës Klementi XI me prejardhje shqiptare.

Ndër vendimet kryesore të Kuvendit ishin hapja e shkollave dhe botimet ne gjuhën shqipe, të cilat u zbatuan përgjatë shekujve XVIII dhe XIX./rtsh.al/

Më Shumë

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurimin publik të Prizrenit

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër B.J., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën...

27 vjet nga masakra e familjes Berisha në Suharekë

27 vjet më parë, forcat serbe, fillimisht kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të rreth 50 anëtarëve të familjes Berisha, e më pas...

Lajmet e Fundit