Prishtina mposht Yllin në Suharekë

Sigal Prishtina fitoi në udhëtim ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 69:76 (17:17, 26:26, 17:17, 9:16), në javën e 17-të të ProCredit Superligës.

Ndeshja ishte e baraspeshuar nga fillimi deri në fund. Tre minuta nga fundi, rezultati ishte 69:69, por bardhekaltrit me shtatë pikë radhazi arritën të fitojnë 69:76.

Te vendasit, Jan Palokaj shënoi 19 pikë, ndërsa te mysafirët Donte Clark kishte 20 pikë, katër kërcime e katër asistime.

Golden Eagle Ylli pas 17 xhiros ka shtatë fitore e dhjetë humbje, ndërsa Sigal Prishtina nëntë fitore e tetë humbje./PrizrenPress.com/

Marketing

Më Shumë

Gjendet 24-vjeçarja nga Prizreni që ishte raportuar e zhdukur

Është gjetur vajza 24-vjeçare nga Prizreni, e cila ishte raportuar e zhdukur pasi ishte larguar nga shtëpia pa njoftim. Sipas burimeve, ajo është gjetur më...

Kurti viziton Kalanë e Prizrenit, prezanton projektin 450 mijë eurosh

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit vizitoi Kalanë e Prizrenit, me ç’rast njoftoi se Qeveria...

Lajmet e Fundit