Hamza në Dragash: 30% mbështetje për prodhuesit vendorë dhe zhvillimin e bujqësisë

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot Dragashin, ku ka shpalosur planet për mbështetje të prodhuesve vendorë dhe zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë. Gjatë fjalës së tij, Hamza ka theksuar angazhimin për rritjen e mbështetjes për sektorët e rëndësishëm të ekonomisë lokale, duke ofruar grante investive deri në 30% për prodhuesit vendorë.

“Për qumështoren ‘Sharri’ dhe të gjithë prodhuesit, do të ketë vetëm mbështetje, zhvillim dhe përmirësim të teknologjisë së punës. Për punëtorët, përmirësim të kushteve dhe paga më të dinjitetshme. Për bujqit dhe blegtorët që i mbushin tryezat tona me produkte vendore, do të ketë vetëm zgjerim të mbështetjes përmes subvencioneve dhe granteve investive”, ka thënë Hamza.

Ai ka shtuar se deri në 30% të investimeve të prodhuesve vendorë do të mbulohen me grante investive, duke u përpjekur për të rritur prodhimin vendor, zëvendësuar produktet e importuara dhe rritur mundësitë e eksportit.

“Duke i përkrahur prodhuesit vendorë, ne e furnizojmë tregun me produkte më të shëndetshme dhe krijojmë mundësi për rritje të eksportit”, ka përfunduar Hamza./PrizrenPress.com/

Marketing

 

Më Shumë

Zyrtare: Valmir Kakruki firmos për dy vite me Bashkimin

Bashkimi ka vazhduar me afrimet për sezonin 2026/27, duke zyrtarizuar transferimin e Valmir Kakrukit. “Mirë se vjen, Valmir Kakruki! Valmiri është zyrtarisht pjesë e KB...

Vedat Muriqi në Prizren, gëzon nxënësit e shkollës “Mustafa Bakiu”

Atmosfera festive dhe emocionet e mëdha mbizotëruan në Shkollën Fillore “Mustafa Bakiu” në Prizren, ku nxënësit patën mundësinë të takojnë nga afër futbollistin e...

Lajmet e Fundit