Dëme milionëshe nga zjarri në fabrikën e plastikës në Rahovec

Një zjarr ka shpërthyer në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në fabrikën e plastikës në hyrje të fshatit Sopniq të Rahovecit.

Në vendngjarje mënjeherë kanë dalë policia e Rahovecit dhe zjarrfikësit. Në pamundësi që të lokalizojnë zjarrin në ndihmë u erdhen edhe zjarrfikësit nga Gjakova e Prizreni.

Rreth orës 9:00 zjarri është vënë nën kontroll, por dëmet janë milionëshe, thotë kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Zjarrfikësit kanë mundur të shpëtojnë vetëm një depo të vogël me prodhim të gatshëm dhe një makineri të blerë ditëve të fundit.

Si pasojë e zjarrit i gjithë zingjiri i prodhimit të plastikave është djegur./rtk

Marketing

 

Më Shumë

Malisheva përforcohet me Keslin Shanin

Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Keslin Shani, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri. Shani vjen te Malisheva pasi...

Arbër Basha largohet nga drejtimi i Lirisë

FC Liria ka njoftuar zyrtarisht largimin e Arbër Bashës nga drejtimi i klubit, duke bërë të ditur se ndryshimet e fundit shënojnë fillimin e...

Lajmet e Fundit