4.1 C
Prizren
E mërkurë, 5 Shkurt, 2025

Mungon i dëmtuari, shtyhet gjykimi për korrupsion ndaj zyrtarit të Komunës së Dragashit

Në mungesë të të dëmtuarit D.B., ka dështuar të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prizren seanca në rastin ku Abdulla Selmani akuzohet se në cilësinë e referentit në Zyrën Kadastrale të Komunës së Dragashit, keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar.

 

Lidhur me mungesën e të dëmtuarit, avokatja e tij e caktuar me zëvendësim, Anita Qelaj ka deklaruar se i njëjti për shkak të gjendjes shëndetësore, nuk ka mundur të paraqitet në seancën e sotme, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në këto rrethana, seanca u shty për një ditë tjetër.

Sipas aktakuzës së ngritur më 22 janar 2024 nga Prokuroria Themelore në Prizren, i pandehuri Abdulla Selmani, akuzohet se më 7 nëntor 2021, në cilësinë e personit zyrtar – referent pranë Zyrës Kadastrale të Drejtorisë për Urbanizëm në Komunën Dragashit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, ka tejkaluar kompetencat e tij me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për personin tjetër apo që t’i shkaktojë dëm personit tjetër ose të shkelë të drejtat e këtij të fundit.

Në aktakuzë thuhet se ai ka regjistruar ngastrat kadastrale: P-457, P-1478 dhe P-2138 të Zonës Kadastrale të fshatit Brezne – Komuna e Dragashit – me pronar ekzistues D.B., pa bazë juridike dhe procedurë të rregullt ligjore në emrin e qytetarit H.B., duke ia lëshuar të njëjtit certifikatën e pronësisë më 7 shtator 2021, e cila certifikatë është në kundërshtim të plotë me certifikatën e pronësisë së datës 14 gusht 2018, lëshuar nga po i njëjti autoritet, qytetarit-të dëmtuarit D.B, për të vazhduar më pas, në çështjen juridiko-civile pranë Gjykatës Themelore në Prizren – Dega në Dragash, në mes të palëve D.B. dhe H.B., për çështjen kontestimore në fjalë.

Aktakuza thotë se më 2 nëntor 2021 jashtë çdo autorizimi lidhur me detyrën e tij zyrtare, i akuzuari Selmani përpiloi shpjegimin me shkrim për Gjykatën, të cilën e ka nënshkruar dhe e ka vulosur me vulën zyrtare të autoritetit kadastral, pa e protokolluar fare, ku të njëjtën ia dërgon Gjykatës, në të cilin shpjegim ka paraqitur sqarimet – arsyet e tij se përse i ka regjistruar ngastrat e lartpërmendura kadastrale nga pronari ekzistues D.B. në personin tjetër H.B.

Sipas aktakuzës, për shkak të këtyre veprimeve, të dëmtuarit D.B., i ka shkaktuar dëm në vlerën e ngastrave kadastrale prej 250 mijë euro.

Më këto, i akuzuari po ngarkohet me veprën penale, “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, par.2 lidhur me par.1 dhe nenin 77, par.1, nënpar.1.1, 1.2, 1,4 dhe 1.4 të Kodit Penal.

Marketing

Më Shumë

Xhavit Ukaj: Sot patëm nderin ta vizitojmë Shejh Tahirin

Kandidati për deputet nga rradhët e LDK-së, Xhavit Ukaj gjatë ditës së sotme është takuar me Shejh Tahirin. Ai u shpreh se mirëpritje në atë...

Policia shqiptoi 1708 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1708 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

Krijimi

Lajmet e Fundit