17.9 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Bashkimi i pandalshëm – fiton derbin ndaj Pejës 03 dhe vazhdon dominimin

Bashkimi po vazhdon me formë të jashtëzakonshme në Superliga Femrat.

Skuadra prizrenase në derbin e javës së 17-të shënoi fitore në udhëtim ndaj Peja 03 me rezultat 78:89 (23:23, 11:25, 25:17, 19:24)

Çereku i parë ishte i barabartë, duke përfunduar 23:23, derisa në periudhën e dytë, shkëlqyen kampionet e Kosovës, ku ishin bindshëm më të mira 11:25. Vendaset nuk u dorëzuan dhe u rikthyen në periodën e tretë, që e fituan 25:17, por në dhjetë minutat e fundit, Bashkimi, që së fundi fitoi edhe Kupën e Kosovës, tregoi fuqinë për të fituar në Pejë me rezultat 78:89.

Më e mira te Peja 03 ishte Calveion Landrum me 25 pikë e shtatë asistime, derisa te Bashkimi, më e mira ishte Arbnore Përquku me 20 pikë, 12 kërcime dhe dhjetë asistime.

Peja 03 ka dhjetë fitore e shtatë humbje, kurse Bashkimi 16 fitore e një humbje./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kurti kujton Ekrem Rexhën: Ishte shpresë për rindërtimin e vendit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar komandantin e Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Ekrem Rexha, në 26-vjetorin e vrasjes së tij. Përmes një...

Vdekje e dyshimtë në Suharekë, viktima një burrë 52-vjeçar

Një person është sjellur pa shenja jete sot rreth orës 08:20 në Emergjencën e QKMF në Suharekë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes,...

Lajmet e Fundit