16.5 C
Prizren
E hënë, 15 Shtator, 2025

Rriten shkëmbimet tregtare Shqipëri–Kosovë, kërkohen më shumë lehtësira në kufi

Në pikën e përbashkët kufitare të Morinit shohim gjithnjë e më shumë prezencë të mjeteve që transportojnë mallra nga Shqipëria drejt Kosovës, por edhe Kosova drejt Shqipërisë.

Vitet e fundit është shënuar një progres për sa i përket volumit tregtar mes dy shteteve.

Shumë drejtues mjetesh e bëjnë këtë rrugë çdo ditë. Ka nga ata që e bëjnë një herë në javë, por disa edhe dy herë në ditë.

Për drejtuesit e mjeteve, volumi tregtar nuk vihet re, pasi e kanë kthyer në përditshmëri.

Në shumë raste, procedurat doganore kryhen shpejt, por në raste jo të pakta e në veçanti gjatë fundjavave, drejtuesit e mjeteve kalojnë orë të tëra në kufi, ndërsa kolonat e gjata të mjeteve hyjnë në thellësi të territorit tonë.

Më shqetësuese për ta mbetet procesi i skanimit dhe peshoret.

Në pikën kufitare të Morinit, procedura e doganës kryhet vetëm për mallrat me origjinë shqiptare apo të kompanive distributore, ndërsa për import-eksportet me shtetet e tjera, Kosova e kryen si procedurë në doganën e saj në portin e Durrësit, e cila funksionon prej dy vitesh.

Pavarësisht të gjithave sipas informacioneve të marra në Drejtorinë e Doganave, vit pas viti po shënohet rritje e konsiderueshme e shkëmbimeve tregtare mes Shqipërisë e Kosovës, ku sasinë më të madhe në volumin tregtar e zënë eksportet nga Shqipëria drejt Kosovës./rtsh.al/

Më Shumë

Sindikata e Arsimit paralajmëron Qeverinë: Rritje pagash ose veprime sindikale, nuk përjashtohet greva

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, tha se ndër kërkesat e tyre kryesore është rritja e pagave. Ai për Ekonomia Online tha se Sindikata...

Kandidati i AAK-së Besnik Krasniqi: Prizreni pa korrupsion, me ekonomi të fortë dhe shëndetësi digjitale

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Komunës së Prizrenit, Besnik Krasniqi, ka prezantuar vizionin e tij në emisionin Debat...

Lajmet e Fundit