Bashkimi nënshkruan kontrata afatgjata me dy talente të rinj

Klubi i basketbollit Bashkimi ka arritur një marrëveshje me dy nga talentet më premtues të basketbollit vendor, Besim Bytyqi dhe Fis Jashari.

Të dy lojtarët, vetëm 16 vjeç, kanë nënshkruar kontrata afatgjata me klubin, duke konfirmuar besimin e Bashkimit në potencialin e tyre për të ardhmen, përcjell PrizrenPress.

“Klubi ynë, nën drejtimin e D.S Qëndrim Biraj, ka arritur marrëveshje me dy prej talentëve më premtues të basketbollit vendor, Besim Bytyqi dhe Fis Jashari. Këta dy lojtarë 16-vjeçarë kanë nënshkruar kontrata afatgjate me Bashkimin, duke konfirmuar besimin e klubit në potencialin e tyre për të ardhmen. Duke u zhvilluar në një ambient profesional, Besi dhe Fisi do të kenë mundësinë të rriten dhe të avancojnë si lojtarë, me synimin që në vitet e ardhshme të bëhen shtylla të ekipit tonë”, njofton klubi./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dragashi shënon Ditën e Çlirimit

Me një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe solemne, Komuna e Dragashit ka shënuar 12 Qershorin – Ditën e Çlirimit të Komunës, duke nderuar dëshmorët, veteranët...

Nesër i jepet lamtumira e fundit të riut nga Malisheva që vdiq në Itali

Nesër do të bëhet varrimi i të riut Miridon Sefer Krasniqi, i cili u mbyt derisa po lahej në një lumë në Orzinovi të...

Lajmet e Fundit