9.7 C
Prizren
E mërkurë, 2 Prill, 2025

Superliga në këtë fundjavë sjell duele vendimtare

ProCredit Superliga vazhdon këtë fundjavë me përballje tejet interesante, teksa kampionati po i afrohet fundit të garave të rregullta. Çdo ndeshje tashmë ka peshë të madhe, me skuadrat që luftojnë për pozitat më të mira në tabelë.

“Xehëtarët” do të presin prizrenasit në “Minatori”, me synimin për të mbajtur pozitën e dytë. Trepça ka regjistruar 16 fitore dhe 9 humbje, ndërsa Proton Cable është në vendin e fundit me 5 fitore dhe 20 humbje.

 

Një tjetër përballje e madhe do të luhet të shtunën mbrëma, ku Bashkimi përballet me Golden Eagle Yllin. Therandasit janë në formë të shkëlqyer me katër fitore radhazi, ndërsa Bashkimi hyn në këtë duel me 18 fitore e 7 humbje, Ylli ka një bilanc prej 12 fitoresh dhe 13 humbjesh.

Derbi i madh i kësaj jave zhvillohet të dielën, ku Peja pret Sigal Prishtinën në “Karagaqi”. Pejanët kanë 13 fitore dhe 12 humbje, ndërsa prishtinasit ndajnë të njëjtin bilanc me Trepçën—16 fitore dhe 9 humbje. Një përballje që pritet me padurim nga të gjithë.

Në “Shani Nushi”, Vëllaznimi synon të vazhdojë paraqitjet pozitive kundër Borës. Gjakovarët kanë 12 fitore dhe 13 humbje, ndërsa Bora ka arritur 8 fitore dhe ka pësuar 17 humbje.

Orari – Java 26

E shtunë, ora 20:00
Trepça – Proton Cable Prizreni
Bashkimi – Golden Eagle Ylli

E diel, ora 20:00
Peja – Sigal Prishtina
Vëllaznimi – Bora

/PrizrenPress.com

Më Shumë

New Basket barazon serinë me Grapeland – Finalisti vendoset në Rahovec

New Basket ka arritur një fitore të rëndësishme në Prizren, duke mposhtur Grapeland me rezultat 86:73 dhe barazuar serinë gjysmëfinale të Play Off-it të...

26 vjet nga masakra në Burim të Malishevës

Sot bëhen 26 vjet vjet nga ngjarja më e rëndë në Malishevë, përkatësisht nga masakra e forcave serbe në Burim, ku u vranë dhe...

Lajmet e Fundit