2.2 C
Prizren
E hënë, 7 Prill, 2025

Ndalimi i 12 serbëve në Prizren, Kryeprokurori: 10 prej tyre janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve

12 prej tyre u ndaluan në Prizren. Lidhur me këtë kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu bëri të ditur për Telegrafin se nga 12 të arrestuarit 10 prej tyre janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve.

“Ajo që mund t’iu konfirmoj është se ne i kemi ndaluar 2 persona, ndërsa 10 të tjerë nuk kanë qenë të dyshuar, janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve”, ka thënë Kryeziu.
Edhe nga Policia e Kosovës, të dielën bënë të ditur se janë liruar 10 persona.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka bërë të ditur se rasti është zbuluar pas veprimeve operative-hetimore të ndërmarra nga sektori i hetimeve në Prizren.

“Sot, më 06.04.2025, rreth orës 12:00, tri vetura me targa serbe, në të cilat ndodheshin 12 persona – shtetas të Serbisë – janë ndaluar te ura e ‘Arastës’. Personat dhe veturat janë kontrolluar dhe më pas janë shoqëruar në stacionin policor në Prizren për legjitimim dhe intervistim”, ka deklaruar Gashi.

Ai sqaroi se paraprakisht këto vetura ishin parë të parkuara në kompleksin e objektit fetar Bogosllovisë në Sheshin Shatërvan.

“Pas intervistimit, dhjetë persona janë liruar, ndërsa dy të tjerët janë ndaluar pasi u prezantuan si pjesëtarë të MUP-it serb, por nuk kishin asnjë dokumentacion që e dëshmonte një gjë të tillë,” shtoi Gashi. /Telegrafi/

Më Shumë

Mbledhje komemorative për mësimdhënësen Florentinë Krasniqi-Mazreku, e cila ndërroi jetë sot

Sot, u mbajt një mbledhje komemorative për mësimdhënësen Florentinë Krasniqi-Mazreku, e cila ndërroi jetë. Ceremoninë e komemoracionit e organizoi SHFMU-ja "Ibrahim Mazreku" në Mlaishevë,...

“Lumbardhi 101”: Seminar në Prizren mbi jetën në botën e lumit

Më 11 dhe 12 prill, në Kino Lumbardhi në Prizren do të mbahet seminari dyditor “Lumbardhi 101: Si të jetojmë në botën e lumit”,...

Lajmet e Fundit