13.4 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026

Etno Fest do të shënojë 15 vjetorin me ‘Identitetin’

Festivali i kulturës dhe traditës shqiptare, Etno Fest, ka njoftuar se këtë vit festivali vjen me temën mbi IDENTITETIN, duke sjell performanca teatrale që eksplorojnë rrënjët, përkatësinë dhe tregimet personale.

Sipas një njoftimi për media, fshati Kukaj edhe këtë vit do të ketë koncerte muzikore që ndërthurin meloditë tradicionale shqiptare me ritme bashkëkohore.

“Ekspozita dhe instalacione artistike, që shprehin përmes vizualitetit sfidat dhe bukuritë e identitetit në kohët moderne. Një gërshetim i bukur mes trashëgimisë kulturore dhe shprehjes moderne – fshati Kukaj do të jetë një pikëtakim i shpirtit krijues”, thuhet në njoftim.

Edicioni i 15-të i Festivalit Etno Fest do të organizohet prej 10 deri më 20 korrik, në fshatin Kukaj.

Më Shumë

Në Rahovec vazhdon ndërtimi i Qendrës për Arte, Kulturë dhe Inovacion

Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka njoftuar se në Rahovec po vazhdon ndërtimi i Qendrës për Arte, Kulturë dhe Inovacion, një projekt që synon avancimin e...

Ndërron jetë mësuesi Hylmi Sylejmani nga Dragashi

Ka ndërruar jetë mësuesi me përvojë shumëvjeçare nga fshati Blaç i Dragashit, Hylmi Sylejmani, një figurë e njohur në fushën e arsimit dhe edukimit. Lajmin...

Lajmet e Fundit