Qendra e Malishevës po ndryshon: Sheshi dhe parkingu nëntokësor drejt përfundimit

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku më nënkryetarin Vesel Krasniqi dhe drejtorë komunalë, gjatë ditës së djeshme kanë parë nga afër ecurinë e punimeve që janë duke u bërë në projektin “Ndërtimi i sheshit së bashku me parkingun nëntokësor” në qendër të qytetit, përcjell PrizrenPress.

Ky projekt që është më i madhi e më i rëndësishmi në gjithë këto vite të zhvillimit të Malishevës, është duke i dhënë një pamje tejet meritore qytetit të Malishevës, dhe i cili është duke u mirëpritur nga qytetarët dhe bizneset.

Kryetari Kastrati, siç bëhet e ditur në njoftimin e komunës, ka kërkuar nga punëkryesi që të punojë me intensitet të shtuar në mënyrë që nënkalimet të lirohen sa më parë për qarkullimin e automjeteve, dhe qytetarët të kenë sa më të lehtë qasjen në marrjen e shërbimeve përreth zonës ku është duke u implementuar ky projekt, pa dyshim më i madhi e më i rëndësishmi për një Malishevë Urbane./PrizrenPress.com

Më Shumë

Rahoveci dhe Xaghra e Maltës zyrtarizojnë marrëveshjen e binjakëzimit

Komuna e Rahovecit dhe Këshilli Lokal i Xaghra-s në ishullin Gozo të Maltës kanë zyrtarizuar marrëveshjen e binjakëzimit, duke hapur një kapitull të ri...

Aksidenti mes 3 veturave, 7 të lënduar në fshatin Rogovë

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tre veturave që ndodhi sot në magjistralen Gjakovë–Prizren. Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja...

Lajmet e Fundit