6 C
Prizren
E martë, 23 Dhjetor, 2025

Prizren/ Dita e parë e seminarit Lumbardhi 101: Si të jetojmë në botën e lumit

Të premten e kaluar në Prizren nisi seminari “Lumbardhi 101: Si të jetojmë në botën e lumit”, një nismë që synon të hapë një debat të ri mbi marrëdhënien e qytetit me lumin Lumbardh. Në ditën e parë të seminarit u zhvilluan biseda të hapura, diskutime të gjalla dhe momente reflektimi mbi të ardhmen e këtij elementi të rëndësishëm natyror e kulturor për jetën e përditshme në Prizren.

Lumi Lumbardh ka qenë historikisht një pjesë thelbësore e zhvillimit social dhe ekonomik të qytetit, dhe në këtë seminar po eksplorohen qasje të reja për një bashkëjetesë më të qëndrueshme me të.

Në panelin e ditës së parë morën pjesë emra të njohur nga fusha të ndryshme, si Stephen Cowley, Fisnik Eger, Nebi Bardhoshi, Ferdi Limani, Artnet Haskuka dhe Blerina Kanxha, të cilët ndanë perspektiva shkencore, kulturore dhe qytetare mbi çështjet që lidhen me ruajtjen, menaxhimin dhe përfshirjen e lumit në jetën urbane.

Seminari është organizuar nga Fondacioni Lumbardhi në bashkëpunim me Universitetin e Danimarkës Jugore dhe Universitetin e Prizrenit, ndërsa mbështetet nga European Culture Foundation dhe programi ‘EJA Kosovë’ i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia. Po ashtu, puna e Fondacionit Lumbardhi mbështetet me përkrahje institucionale nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Rockefeller Brothers Fund./PrizrenPress.com

Më Shumë

Limaj në Prizren: “Çeliku i luftës” viziton “Çelikun e paqes” (VIDEO)

Nisma Socialdemokrate sot bëri fushatë në qytetin e Prizrenit. Aty, kreu i kësaj partie Fatmir Limaj pos që shijoi kafe, vizitoi edhe tregun, derisa sefte...

Prizren, anulohet repriza e “Komedia e Zezë” pas lëndimit të aktorit

Teatri i Qytetit “Bekim Fehmiu” në Prizren ka njoftuar se repriza e shfaqjes “Komedia e Zezë”, e planifikuar të mbahej më 22 dhjetor, është...

Lajmet e Fundit