17.8 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

A do të zgjidhen sot kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit?

E në seancën e së hënës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha se kandidati i LVV-së për kryetar të Kuvendit vazhdon të mbetet deputetja Albulena Haxhiu, por shtoi se duke parë qëndrimet e subjekteve të tjera politike, situata aktuale nuk mund të zgjidhet ndryshe përveç se me një marrëveshje politike.

“Pa krijimin e një mazhorance këtu në Kuvend nuk do të mund të themelohet as vet Kuvendi. E njëjta logjikë është edhe për nënkryetarët”, theksoi Konjufca.

Në mënyrë që të mos përsëritet situata e njëjtë, ai kërkoi nga kryesuesi i seancës një kohë shtesë.

Pas kësaj, kryesuesi Avni Dehari njoftoi për ndërprerjen e seancës dhe vazhdimin e saj për sot, më 23 prill, në orën 10:00.

Por, a do të jemi sot me kryeparlamentar dhe nënkryetarë të Kuvendit?

Deputeti i LVV-së, Xhelal Sveçla të martën nuk i është përgjigjur kësaj pyetje.

Ai nuk ka treguar nëse do të votohet të mërkurën kryeparlamentari dhe sa i përket zgjidhjes dhe marrëveshjes politike për konstituimin e plotë të legjislaturës së nëntë.

Deputeti i Listës “Guxo”, Faton Peci, ka deklaruar se vendi ka nevojë për një qeveri me shumicë shqiptare dhe se nuk duhet lejuar që formimi i institucioneve të mbetet në varësi të komuniteteve jo-shumicë.

“Nuk e kemi luksin me lënë fatin e Kosovës në kapriçot dhe qejfet e disa komuniteteve jo-shumicë, flas për boshnjakë dhe të tjerë,” tha Peci në një intervistë për emisionin RTK Prime.

Ai theksoi se nevojitet një zgjidhje e përbashkët për të dalë nga situata aktuale institucionale.

Peci hodhi fajin për gjendjen e krijuar mbi partitë opozitare dhe Listën Serbe.

“Situatën e komplikoi opozita – LDK, PDK, AAK dhe Lista Serbe. Ata u rreshtuan vetëm për të votuar kundër, pa asnjë qëllim tjetër konstruktiv,” u shpreh deputeti i Vetëvendosjes.

Ndërkaq, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra ka thënë se nuk do ta votojë kandidaten për kryeparlamentare nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.

Kodra-Deliu përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Haxhiu ka katër vjet në krye të drejtësisë, mirëpo siç tha ajo “pa i shërbyer drejtësisë’.

Ajo po ashtu u shpreh se është një ministre që ka shkelur Kushtetutën disa herë.

Se a do të arrijë LVV të sigurojë votat e mjaftueshme për Haxhiun pritet të shihet në seancën e së mërkurës, e cila është caktuar të fillojë në ora 10:00. /Telegrafi/

Më Shumë

Zhduket një grua në Prizren

Një grua është raportuar e zhdukur në Prizren.   Sipas raportit të policisë, e njëjta është larguar nga shtëpia më 3 maj rreth orës 15:00. Rasti nën...

Osmani me Haxhi Avdylin në Has, marrin pjesë në festivalin tradicional “Hasi Jehon”

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qëndruar sot në Gjonaj të Hasit, ku i është bashkuar festimeve në kuadër të festivalit tradicional “Hasi Jehon”. Përmes...

Lajmet e Fundit