12 C
Prizren
E shtunë, 1 Nëntor, 2025

Mustafa: Të gjithë jemi përgjegjës për sigurinë në shkolla

NehatMustafa-ZevendesministerZëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, ka theksuar se fillimi i vitit 2014 nuk ka qenë aq i mbarë për arsimin në Kosovë, meqë janë shtuar ballafaqimet fizike mes nxënësve, si pasojë e të cilave njëri ka ndërruar jetë.

Mustafa tha për Telegrafin se Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, është duke bërë përpjekje që rastet e tilla të mos përsëriten nëpër shkollat e Kosovës.

“Ministria, menjëherë pas rastit që ndodhi në Mitrovicë, kur një nxënës vret një tjetër, ka realizuar takime me Policinë e Kosovës, me Sindikatën e Arsimit dhe me Këshillin e Prindërve. Palët janë pajtuar që përgjegjësia për luftimin e këtyre fenomeneve është e të gjithëve, duke filluar nga shkollat, prindërit, deri te MASHT-i”, ka thënë Mustafa, për Telegrafin.

Ndryshe, të martën, pas një përplasjeje në mes dy bashkëmoshatarëve, ka humbur jetën Astrit Syla, nxënës i shkollës së mesme “Arkitekt Sinani” në Mitrovicë. Ndërsa, dje ndodhi edhe një therje tjetër e një nxënësi të klasës së nëntë, në shkollën “Hilmi Rakovica” në Prishtinë.

Më Shumë

Vëmendja e madhe sot në Prizren: Derbi i të pamposhturve Bashkimi – Sigal Prishtina

Sot, gjithë vëmendja e basketbollit kosovar është në Prizren, ku në palestrën “Sezai Surroi” zhvillohet derbi i madh i javës së katërt në ProCredit...

Përurohet parku i ri në lagjen ‘Ortakoll’ të Prizrenit

Në lagjen 'Ortakoll' të Prizrenit është përuruar një park i ri publik, i cili përfshin gjelbërim të shtuar, kënde lojërash dhe hapësira rekreative për...

Lajmet e Fundit